Shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen, ka paralajmëruar bartje të shpejtë të kompetencave në fushën e drejtësisë dhe policisë, pasi Nju Jorku e ka dhënë lejen për këtë.
"Mendoj se kemi parë shumë shembuj të mirë që qeveria, institucionet dhe partitë politike kanë marrë përgjegjësi. Ne kemi parë përparim të konsiderueshëm", tha Petersen, duke shprehur besim të plotë në aftësinë e institucioneve të Kosovës që të përballen me sfidat dhe problemet kryesore.
Këto komente zoti Petersen i bëri pas takimit me kryeministrin Bajram Kosumi, i cili, nga ana tjetër, paralajmëroi fillimin, së shpejti, të zbatimit të pilot-projekteve të decentralizimit në Graçanicë dhe Han të Elezit.