Nadie Ahmeti, Prishtinë
Për shkak të mungesës së objekteve shkollore në disa komuna të Kosovës, 4 255 nxënës nga numri i përgjithshëm prej 31.183, nuk do të mund t’i vazhojnë mësimet në klasën e dhjetë, kanë bërë të ditur organet kompetente. Ky problem më së shumti e ka goditur Podujevën, me 724 nxënës, të cilët nuk do të kenë mundësi për të vijuar shkollimin e mesëm në këtë qytet.
Agim Bërdynaj, drejtor i Departamentit për Arsim në Ministrinë e Arsimit, tha se ky numër është shumë i madh dhe Ministria e Arsimit është e shqetësuar, por, sipas tij, mundësi tjetër thjesht nuk ka.
"Ajo që ne na brengos është se në disa komuna nuk ka mundësi se përshkak të hapësirës së ngushtë, nuk kanë mundësi të përfshihen të gjithë nxënësit në klasën e 10. Ne si ministri kemi qenë shumë fleksibil dhe i kemi mbështetur kërkesat e komunave qoftë edhe për ndonjë drejtim të ri, por posaçerisht për përfshirjen e nxënësve në klasët e 10."
Por, Halim Hyseni, nga Qendra e pavarur për Arsim e Kosovës, tha se më këtë veprim zvogëlohet niveli arsimor i qytetarëve të Kosovës, dhe për këtë, ai thotë se është një hendikep shumë i madh për zhvillimin e mëtutjeshëm.
"Ju e dini se niveli arsimor i qytetarëve është një kusht i domosdoshëm për progresin dhe demokratizimin e Kosovës. Për mua është një hendikep shumë i madh, sepse është diskriminim, sepse është një diferencë edhe me standardet e shteteve të tjera."
Zoti Halimi, tha se Qeveria e Kosovës është dashur më herët të jetë e përgatitur për një gjë të këtillë, në mënyrë që fëmijët të mos gjenden në këtë situatë të palakmueshme. Por e gjithë kjo, tha zoti Halimi po ndodh, për shkak se qeveria e Kosovës nuk ka një vizion të qartë për rëndësinë që ka arsimi për zhvillimin e ardhshëm të Kosovës.
"Do të thotë se në mungesë të një vizoni ne kemi politika zhvillimore, në mungesë të politikave zhvillimore po ndodhin këto çka po ndodhin, sepse nuk ka mendime, nuk ka përpjekje dhe angazhime për planprograme strategjike. Unë mendoi se vetëdijësimi i mjaftueshëm i politikanëve tanë edhe të gjithë politikbërësve, të cilët janë të angazhuar ne këtë fushë".
Në anën tjetër, zoti Bërdynaj nga Ministria e Arsimit pohon se e gjithë kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së mjeteve financiare nëpër komunat përkatëse.
"Është dashur të mendohet, por shkolla nuk mbarohet brenda dite, buxheti kapital në këtë vit është edhe më i ngushtuar, por një plan strategjik, ndërsa nuk ka buxhet as në nivele komunale, e as nivel qendror për një krijim të hapësirave të mjaftueshmërisë për një kohë të shkurtër. Megjithatë vazhdimisht duhet të provohet që të rriten kapacitetet që të përfshihen të gjithë nxënësit në arsimin e mesëm."
Megjithatë, zoti Halimi, nuk pajtohet më një konstatim të tillë. Ai është i bindur se problemi nuk është aspak financiar.
"Sepse unë mendoj se mjetet financiare gjithnjë gjenden, kur egziston ideja e mirë, përkushtimi edhe kur egziston vizioni, kur egzitojnë ëndrrat e njerëzve që të bëjnë një punë të mirë. Nuk e shoh problem mungesën e parave asnjëherë, nuk mund të justifikohet kjo punë më mungesë të parave."
Sidoqoftë, nxënësit që nuk arrijnë dot të regjistrohen, shpëtimin mund ta gjejnë vetëm tek komunat e tjera, të cilat mund të kenë hapësirë shtesë për t’i pranuar, nëse familjet e tyre janë në gjendje financiare për të përballuar një gjë të këtillë.