Ndërlidhjet

LUKSEMBURG


Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian, në takimin e sotëm në Luksemburg, kanë diskutuar për Kosovën.
Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Javier Solana dhe Komisioneri për zgjerim, Oli Rehn, e kanë paraqitur para tyre, raportin për rolin e ardhshëm të BE-së në Kosovë. Në raport jepen disa sygjerime se si duhet të veprojë BE-ja në këtë proces. Parashikohet që BE-ja t'i japë mbështetje të dërguarit special të OKB-së, Kai Aide, dhe gjithashtu të jetë e involvuar në procesin e vlerësimit të standardeve në Kosovë. Pritet që edhe BE-ja të emërojë të dërguar të posaccëm në Kosovë, i cili do të jetë i angazhuar në bisedimet për statusin përfundimtar.
Solana dhe Rehn, në raportin e tyre, kur është fjala për statusin, sygjerojnë që të kihen parasysh disa parime themelore, e ato janë: nuk mund të ketë kthim të Kosovës në gjendjen e para vitit 1999, nuk mund të ketë ndyshim të territorit të Kosovës, që do të thotë jo ndarje apo bashkim me ndonjë territor të ndonjë shtetit tjetër.
Po ashtu sygjerohet që prania ndërkombëtare ushtarake, edhe për një kohë të gjatë të vazhdohet t'i besohet NATO-s.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG