Një takim ndërmjet presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, dhe presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, është i mundshëm në prani të përfaqësuesve të lartë ndërkombëtarë, në një Konferencë që pritet të mbahet në Gjenevë, muajin e ardhshëm. Kështu thuhet në një komunikatë të lëshuar nga zyra e presidentit Rugova, në të cilën mirëpritet organizimi i kësaj konference, me titullin: “Ballkani Qendror në Evropë”. Në konferencë pritet të marrin pjesë udhëheqësit e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë. Nga komuniteti ndërkombëtar, pjesëmarrës do të jenë përfaqësues të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara dhe të Grupit të Kontaktit.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.