Ndërlidhjet

MASTRIHT


Presidenti amerikan, George Bush u bëri nderim sot ushtarëve aleatë, që dhanë jetën për ta çliruar Evropën nga Gjermania Naziste. Me këtë rast ai tha se demokracia solli 60 vjet të paqes dhe se do ta siguroj atë edhe në të ardhmen. Në këtë ceremeoni, që u mbajt në varrezat e Shteteve të Bashkuara afër Mastrihtit në Holandë, ku janë të varrosur afro 8 mijë amerikanë, presidenti George Bush shoqërohej nga mbretëresha Beatrix e Holandës, nga kryeministri i këtij vendi, Balkenende dhe nga mijëra veteranë. Në fjalimin e tij, presidenti Bush foli për fitoren e madhe për liri:
-Në këtë mëngjes të qetë maji, përkujtojmë fitoren e madhe për liri...dhe mijëra kryqa të bardhë të mermertë dhe yje të Davidit theksojnë çmimin e tmerrshëm që ne e kemi paguar për këtë fitore.
Në fjalimin e tij, kryeministri i Holandës, Balkenende përgëzoi ushtarët e Shteteve të Bashkuara, të Britanisë, të Kandasë dhe të Polonisë, për çlirimin e Holandës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG