Kryeministri John Howard, tha se Australia nuk do t'i tërheqë trupat nga Iraku, pas kërcënimeve të një grupi militantësh për vrasjen e një pengu australian.
Howard tha se politika e jashtme e Australisë nuk mund të përcaktohet nga terorristët. Këto deklarata pasuan një videokasetë, në të cilën, një peng që u prezentua si Douglas Wood nga Australia, u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara, Australisë dhe Britanisë, që t'i tërheqin trupat e tyre nga Iraku.