Irani urdhëroi mbylljen e zyrës së televizionit Al-Xhazira në Teheran, pas raporteve kundërthënse për trazirat etnike në Iranin jugperendimor. Burimet zyrtare thonë se tre persona janë vrarë dhe më shumë se 200 janë arrestuar në përleshjet e javës së fundit ndërmjet popullsisë arabe dhe forcave iraniane të sigurisë, mirëpo politikanët opozitarë thonë se ky numër është më i lartë.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.