Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan George Bush e akuzoi Iranin për mospërfilljen e përgjegjësive ndërkombëtare ndërsa përpiqet të zhvillojë armë bërthamore. Gjatë vizitës në selinë e CIA-s në Uashington, Bush deklaroi:
"Pala fajtore është Irani. Ata janë të vetmit që nuk jetojnë në pajtim me marrëveshjet ndërkombëtare. Ata janë njerëz, të cilëve gjithë bota ju thotë:'Mos i zhvilloni armët bërthamore", tha Bush.
Ai tha se vendet e BE-së dhe presidenti rus Vladimir Putin janë dakord me Shtetet e Bashkuara se Irani nuk duhet lejuar të zhvillojë armë bërthamore.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG