Ministri i jashtëm i Izraelit Silvan Shalon bëri thirrje për shtimin e presionit të Bashkimit Evropian mbi Sirinë dhe Iranin. "Kolegut tim nga Belgjika dhe partnerëve të tij u bëjë thirrje që grupin militant Hesbullah ta vendosin në listën e zezë të Bashkimit Evropian dhe rritjen e presionit ndaj Sirisë dhe Iranit, në mënyrë që t'i japin fund mbështetjes së terrorit" tha Shalon, pas takimit me ministrin e jashtëm të Belgjikës, Karel De Gucht, i cili u angazhua për ndërprerjen e sulmeve ndaj Izraelit. "Është shumë e rëndësishme që Autoriteti Palestinez të marrë masa të menjëhershme për shkatërrimin e infrastrukturës së terroristëve në territoret palestineze" tha De Gucht.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.