Krimi i organizuar është një fenomen rajonal që nuk njeh kufij, prandaj edhe po luftohet përmes një qasjeje rajonale, kanë vlerësuar zyrtarë të policisë ndërkombëtare dhe të Shërbimit Policor të Kosoëvs, duke potencuar se bashkëpunimi i policisë së Kosovës me policitë rajonale dhe me agjencitë evropiane të policisë ka dhënë tashmë rezultate trimëruese. Zyrtarët e policisë së Kosovës thanë se krimi i organizuar funksionon përmes një rrjeti që tejkalon kufijtë e një vendi.
"Krimi dhe format e krimit të organizuar nuk njohin kufij. Ato tejkalojnë suazat kosovare, ballkanike, evropiane dhe me gjerë", tha zëdhënësi i Shërbimit Policor të Kosovës kolonel Refki Morina, duke e parë Kosovën si një urë ndërlidhëse ndërmjet Maqedonisë, Shqipërisë, Serbisë dhe vendeve të tjera të Gadishullit, për të dalë në në Itali, Gjermani dhe vende të tjera.
Neeraj Singh, zëdhënës i UNMIK-ut për polici dhe drejtësi tha se krimi i organizuar është fenomen rajonal.
"Krimi i organizuar është një fenomen rajonal, që nuk është i kufizuar vetëm në Kosovë, por është problem endemik që ka të bëjë me gjithë rajonin e Ballkanit dhe domosdoshmërisht ky krim duhet të luftohet përmes një qasjeje rajonale", tha Singh, për të shtuar se pikërisht kjo është ajo që po bën policia e UNMIK-ut dhe Shërbimi Policor i Kosovës. Zëdhënësi Singh, tha për Evropën e Lirë se UNMIK-u ka marrëveshje ndërkufitare të bashkëpunimit të policisë me të gjitha vendet fqinje që ofrojnë shkëmbim informacioni ndërmjet policive me qëllim të koordinimit të luftës kundër krimit të organizuar.
"Ne kemi vërejtur një përmirësim të jashtëzakonshëm të aftësisë sonë për të luftuar krimin e organizuar si rezultat i bashkëpunimit rajonal", tha zëdhënësi Singh, ndërsa përfaqësuesi i policisë së Kosovës, kolonel Morina tha:
"Këto forma të ndërlidhjes kanë bërë që shumë kryes të veprave penale në Kosovë, të arrestohen në shtetet e tjera, duke iu falënderuar kooperimit ndërballkanik, ndërevropian dhe më gjerë."
Në anën tjetër, zëdhënësi Singh tha se bashkëpunimi ndërmjet policive të rajonit kryesisht është bërë në fushën e trafikimit të drogës, trafikimit të qenieve njerëzore, shpëlarjes së parave dhe kontrabandimit të armëve që janë problemet endemike për rajonin, luftimit të të cilave u janë përkushtuar posaçërisht.
"Një shembull është goditja kundër rrjetit të dilerëve të drogës të njohur si Shabani, në mars të vitit të kaluar dhe ky rast është ende në gjyq, ndërsa pesë persona të dyshuar për veprime kirminale në Kosovë dhe në vende të tjera të Evropës po mbahen në arrest", tha Singh, duke shpjeguar se ky grup ka qenë i ndërlidhur me dërgesa të mëdha të heroinës në vendet e Evropës Perëndimore, ndërsa aksioni i zbulimit të rrjetit është koordinuar nga Kosova.
Kolonel Refki Morina tha se policia e Kosovës nuk ka lënë anash as luftimin e krimit brenda Kosovës
"Ju e dini se në rajonin e Prizrenit janë kapur 36 kilogramë drogë, në Gjilan 18, në aeroport gjashtë", tha Morina.
Ai mendon se këto nuk janë vetëm suksese të policisë, por edhe të qytetarëve që janë gjithnjë e më të gatshëm të bashkëpunojnë me policinë për të siguruar jetë më të qetë për vete.
"Ne jemi në shërbim të të gjithë qytetarëve. Ne kemi raste kur edhe nacionalitetet e tjera thërrasin në telefonat tanë, pra edhe serbë, romë, turq dhe kjo tregon një besueshmëri të minoriteteve të Kosovës në Shërbimin Policor të Kosovës", tha Morina.
Kolonel Morina është i bindur se në Kosovë ka rënie të formave të krimit të organizuar dhe të formave të tjera të veprave penale, ndërsa zëdhënësi i UNMIK-ut për polici, Neeraj Singh thotë se është vështirë të jepet një konstatim për këtë, pasi, përderisa aftësitë e policisë për të detektuar dhe për t’u marrë me krimin e organizuar po rriten, policia do të jetë në gjendje të zgjidhë më shumë raste dhe të arrestojë më shumë kriminelë. Mirëpo, kjo mund të krijojë përshtypjen se krimi është rritur. Kjo, sipas tij duhet parë para së gjithash si mundësi e policisë për të zbuluar krimet dhe kriminelët.
"Është shumë vështirë të bëhet një konstatim nëse krimi po rritet apo po bie, mirëpo përfundimisht kapacitetet tona për të luftuar krimin e organizuar janë rritur sidomos në dy vitet të fundit", tha Neeraj Singh.
Së paku tre kryeadministratorët ndërkombëtarë të UNMIK-ut kanë mbështetur në mandatet e tyre politikën e tolerancës zero kundër krimit, ndërsa qasja rajonale për luftimin e këtij fenomeni sipas policisë ka dhënë rezultate të konsiderueshme.
Rrahman Paçarrizi