Një grup i kandidatëve, të cilët humbën në zgjedhjet e para në Arabinë Saudite, u zotuan se do të kundërshtojnë rezultatin e votimeve. Ata akuzuan klerikët se kanë favorizuar kandidatët fetarë konservativë. Rreth 650 kandidatë garuan në zgjedhjet e para lokale në Riad. Femrat nuk kishin të drejtë kandidimi e as të drejtë vote.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.