Bashkimi Evropian ka premtuar sot 200 milionë euro ndihmë për rikonstruktimin e Irakut të pasluftës, vetëm dy ditë para mbajtjes së zgjedhjeve për Asamblenë e këtij vendi. Në një kumtesë, komisionarja për punë të jashtme e Bashkimit Evropian, Benita Ferrero-Waldner, ka theksuar se "ky propozim për ndihmë nënkupton se BE-ja do të jetë partner i rëndësishëm për administratën e re në Irak".
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.