Ndërlidhjet

JERUSALEM


Grupi militant Hamas ka mohuar të ketë arritur marrëveshje me presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas për ndërprerjen e sulmeve kundër Izraelit.
Zëdhënësi i grupit tha se Hamasi është i gatshëm "seriozisht ta shqyrtojë çështjen e qetësisë", por Izraeli duhet të zotohet se s'do t'i sulmojë militantët.
Më parë, ministri izraelit i Mbrojtjes Shaul Mofaz tha se Mahmoud Abbas kishte siguruar premtime nga grupet Hamas dhe Xhihadi Islamik për ndërprerjen e sulmeve kundër Izraelit.
Mofaz i tha radios izraelite se Izraeli është i gatshëm t'i pakësojë operacionet ushtarake kundër militantëve palestinezë, nëse ata nuk do t'i sulmonin izraelitët.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG