Ndërlidhjet

VJENË


Koordinatori special i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore Erhard Busek, ka shprehur drojen se Shtetet e Bashkuara mund të marrin vendim të njëanshëm dhe të paharmonizuar me Bashkimin Evropian për ardhmërinë e Kosovës.
Në referatin me temën "A ka Evropa Juglindore ardhmëri evropiane" që e mbajti në "Forumin për politikë ndërkombëtare Bruno Krajski", Busek tha se Bashkimi Evropian nuk ka kurrfarë propozimi zyrtar për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
"Druaj se Shtetet e Bashkuara, ashtu si në rastin e Maqedonisë, kur e njohën këtë vend me këtë emër pa marrëveshje me Bashkimin Evropian, ngjashëm do të veprojnë edhe me Kosovën. Gjatë bisedimeve për statusin e Kosovës, të cilat duhet të fillojnë sivjet, mundet që Shtetet e Bashkuara përnjëherë të thonë se janë për pavarësi", shpjegoi ish zëvendës kancelari austriak.
"Gjatë vitit 2005 duhet të vijë deri te zgjidhja e çështjes së Kosovës", ka nënvizuar Busek, duke u angazhuar për evropeizimin e UNMIK-ut dhe bartjen e më shumë kompetencave tek autoritetet e Kosovës, sidomos në fushën e sigurisë së minoriteteve, ku sipas tij, shqiptarët do duhej të shfaqnin përgjegjësi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG