Ndërlidhjet

BAGDAD


Të paktën 21 persona janë vrarë në tri sulme të ndara vetëvrasëse në Bagdad, Hillah dhe Bakuba të Irakut.
Pavarësisht, që nga disa vëzhgues sulmet shihen si fushatë e kryengritësve për të penguar votimin, kryeministri Iyad Allawi është shprehur i vendosur se zgjedhjet do mbahen në kohën e paraparë:
"Natyrisht se jemi të vetëdijshëm për brengat e irakianëve, veçanërisht atyre të sigurisë. Ne nuk do të lejojmë që dhuna, terroristët dhe shkelësit e ligjit ta ndalin zhvillimin tonë dhe procesin politik si dhe ta shkatërrojën vendin. Qeveria dhe unë personalisht i inkurajojmë irakianët që të marrin pjesë në zgjedhje", tha Allawi.
Ndërkohë, shefi i Shërbimit Informativ të Irakut tha se 20 mijë deri në 30 mijë terroristë po veprojnë në tërë Irakun, të udhëhequr nga ish regjimi irakian me seli në Siri.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG