Ndërlidhjet

BAGDAD


Policia tha se një person i armatosur e ka vrarë guvernatorin e provincës irakiene, ku përfshihet edhe Bagdadi.
Ali al-Haidri u vra në një pusi në automjetin e tij, kurse u vra edhe një truproje.
Në Bangkok, sekretari i shtetit Colin Powell tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të zbrapsen nga vrasësit dhe terroristët.
"Edhe një herë u tregua se këta vrasës dhe teroristë, elementë të ish regjimit në Irak, nuk duan të shohin zgjedhje. Nuk duan të shohin se si irakienët i zgjedhin udhëheqësit e tyre. Duan të kthehen prapë në tiraninë e regjimit të Saddam Husseinit, por kjo nuk do të ndodhë", tha Colin Powell.
Po sot në afërsi të Zonës së Gjelbërt në Bagdad, policia tha se në një sulm vetëvrasës u vranë të paktën 10 njerëz, dhe rreth 50 u plagosën.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG