Në vitin 1958, Boris Pasternak, poet i madh rus dhe autor i "Doktor Zhivago", u nderua me çmimin Nobel për Letërsi.
Ivan Tolstoi, ekspert i letërsisë dhe korrespondent i shërbimit rus të Radios Evropa e Lirë, kaloi vite të tëra duke studjuar veprat e Pasternakut në rusisht.
Ditë më parë në Moskë, Tolstoi pohoi se për të shpëtuar poetin, CIA orkestroi botimin e "Doktor Zhivagos" në gjuhën ruse.
Kur më 1958 i ndau çmimin për Letërsi shkrimtarit Boris Leonid Pasternak, Komiteti i Nobelit citoi "arritjet e rëndësishme në poezinë lirike dhe në fushën e traditës së madhe epike ruse".
I njohur në Bashkimin Sovjetik për vargjet e tij poetike, "Doktor Zhivago" i dha Pasternakut njohjen më të madhe ndërkombëtare në perëndim.
Si një rrëfim tragjik dashurie në kohën e turbullt të revolucionit bolshevik, për shumë lexues "Zhivago" mbeti sinonim i novelës klasike të Rusisë.
Novela fillimisht u botua në italisht në vitin 1957, dhe pastaj u përkthye në gjuhë të shumta.
Në pranverën e 1958, shkrimtari dhe filozofi francez Albert Camus e nominoi Pasternakun për çmimin Nobel. Por, siç shpjegon eksperti i letërsisë ruse Tolstoi, doli një pengesë.
"Me tekstin rus kishte një problem. Në fillim, më 1956, botuesi moskovit Goslitizdat, që ishte shtëpia më e madhe botuese në Bashkimin Sovjetik, premtoi ta publikojë librin. Por pas ngjarjeve në Hungari në tetor 1956, politika e Bashkimit Sovjetik pësoi ndryshime rrënjësore. Nuk kishte liberalizëm, as poezi apo prozë të hapur," thotë Tolstoi.
Prej atij momenti, ishte perëndimi ai që filloi ta botojë "Doktor Zhivago"-n në rusisht. Por kur klima politike në Rusi vazhdoi të errësohej, mbështetësit e Pasternakut në perëndim filluan të mendojnë se ky botim mund të ishte i rrezikshëm.
Tolstoi thotë se në mesin e këtyre hezitimeve, ishte CIA ajo që vendosi të mbështesë verzionin e "Doktor Zhivagos" në rusisht. Përmes një skeme mirë të elaboruar, CIA më në fund e publikoi librin. Projekti jo vetëm që i solli autorit çmimin Nobel, por edhe ia shpëtoi jetën, thotë Tolstoi.
"A kishte Pasternaku dijeni për operacionin? Jo. Ai absolutisht nuk dinte gjë. Komuniteti amerikan i kundërzbulimit vetë e bëri financimin, që shkrimtari dhe poeti i madh të mund të fitonte mirënjohjen ndërkombëtare. Ky veprim i CIA-s i shërbeu dhe e shpëtoi Pasternakun. Aksionet e kundërzbulimit amerikan e shpëtuan poetin e madh rus", thotë Tolstoi.
Nën presionin e madh të autoriteteve sovjetike, Pasternak u detyrua të mohojë çmimin. Por kur vdiq dy vjet më vonë, në 1960, ai vdiq në shtëpinë e tij në Pedelkino, e jo në burg apo mërgim. Ky ishte një fat më i mirë se i shumë shkrimtarëve të tjerë rusë të kohës.
Tolstoi thotë se shfrytëzimi që Amerika i bëri kulturës si armë ideologjike kundër Bashkimit Sovjetik, është shembull tipik i asaj që e quan "drama e Luftës së Ftohtë".
"Në këtë rast, kundërzbulimi dhe politika amerikane e mundën komunizmin dhe ideologjinë e Kremlinit, jo me helme, me rrëmbime apo aksione të papara, por me ndihmën e vetë kulturës ruse. Ata e përdorën kulturën ruse për ta luftuar shtetin sovjetik", përfundon Tolstoi.