Zijadin Gashi, Prishtinë
Zëvendësja e ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit Rosemary DiCarlo dhe përfaqësuesi i Bashkimit Evropian Stephan Lehne, i kanë siguruar sot serbët e Kosovës se propozimi i Marti Ahtisarit për statusin do t'i marrë parasysh të gjitha shqetësimet e tyre.
Sot Rosemary DiCarlo dhe Stephan Lehne kanë biseduar me kryetarin e komunës së Novobërdës Peter Vasiq dhe me përfaqësues të tjerë serbë nga komunat e Kosovës. Përfaqësuesit e lartë ndërkombëtarë thanë se i kanë njoftuar serbët lidhur me procesin e zgjidhjes së statusit të Kosovës, procesin e decentralizimit dhe rolin që do të kenë në të komunat, si dhe u janë përgjigjur përfaqësuesve serbë në lidhje me shqetësimet e tyre.
Rosemary DiCarlo tha se pas zgjedhjeve në Serbi nuk do të ketë më vonesa dhe se Ahtisari do të prezantojë propozimin e tij në fund të janarit. Erdhëm këtu të bisedojmë në lidhje me procesin e statusit dhe të bisedojmë me përfaqësuesit e serbëve. Unë dhe Stephan Lehne mbështesim respektimin e plotë të të drejtave të komuniteteve dhe serbët duhet të jetojnë të sigurt në Kosovë u shpreh DiCarlo.
"Procesi i statusit që po drejtohet nga presidenti Marti Ahtisari, ka të bëjë me ju serbët e Kosovës, ka të bëjë me krijimin e një jete më të mirë për ju dhe se ne e mbështetim plotësisht Ahtisarin," është shprehur DiCarlo.
Në anën tjetër përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Kosovën Stephan Lehne ka thënë se Brukseli në vazhdimësi po përcjell nga afër gjendjen në Kosovë.
Sot dëgjuam shqetësimet e serbëve të Kosovës dhe e kuptojmë se ata kanë shqetësime që duhen adresuar, e që kanë të bëjnë me sigurinë,
arsimin, decentralizimin dhe çështje të tjera, ka thënë Lehne.
"Propozimi i Ahtisarit mëton t'i marrë parasysh të gjitha shqetësimet që i dëgjuam sot, kurse çështje kyçe këtu është decentralizimi ka thënë Stephan Lehne.
Përmes këtij procesi ai tha se serbët do të mund të ushtrojnë shumë përgjegjësi në kuadër nivelit lokal, çka do të reflektojë një pozicion më të mirë të tyre në të ardhmen. Ai tha se zbatimi i decentralizimit do të monitorohet nga afër nga ana e OSBE-së, ndërkohë që Bashkimi Evropian dhe mekanizma të tjerë ndërkombëtarë, shtoi Lehne, do t'i mbështesin komunat që të zbatojnë procesin e decentralizimit.
Në anën tjetër qëndrimi i përbashkët i të gjithë përfaqësuesve të serbëve të Kosovës sipas Peter Vasiqit, ishte që statusi i Kosovës të zgjidhet mbi bazën e një marrëveshjeje dhe të mos ketë imponime.
"Çdo zgjidhje e statusit të Kosovës që nuk do të dalë si rezultat i marrëveshjeve por do të dalë si rezultat i imponimeve për serbët e Kosovës do të jetë i papranueshëm," ka thënë kryetari i komunës së Novobërdës Peter Vasiq.
Ndryshe DiCarlo dhe Lehne u kanë bërë thirrje serbëve të Kosovës që të përfshihen në institucione dhe t'i japin fund bojkotit. Të dy përfaqësuesit e lartë ndërkombëtarë dje në Prishtinë kanë zhvilluar takime me udhëheqësit më të lartë kosovarë me të cilët kanë biseduar në lidhje me procesin e përmbylljes së zgjidhjes së statusit të Kosovës dhe në lidhje me rolin që do të ketë prania e ardhshme në Kosovë.