Claudia Sheinbaum u zgjodh presidentja e parë grua e Meksikës.
Autoriteti zyrtar zgjedhor i Meksikës tha se rezultatet paraprake tregojnë se Sheinbaum fitoi midis 58% dhe 60% të votave në zgjedhjet e së dielës.
Rezultati i siguron asaj fitore bindëse kundrejt rivales Xochitl Galvez, tha autoriteti zgjedhor.
Sheinbaum do ta zëvendësojë mentorin e saj, presidentin në largim, Andres Manuel Lopez Obrador, nisur nga 1 tetori.
Ajo premtoi vazhdimësi të politikave të tij, duke thënë se do t’i ndjekë “përparimet” e bëra nga Lopez Obrador.
Përpara se të kandidonte për presidente, Sheinbaum, 61 vjeçe, ishte kryetare e Meksiko Sitit, që është një nga postet më me ndikim politik në këtë vend.
Ajo, po ashtu, kishte një karrierë të shkëlqyer si shkencëtare e energjisë, përpara se të merrej me politikë.
Zgjedhjet, të cilat përballën Sheinbaumin dhe Galvezin, u përshkruan si një ndryshim i madh për të drejtat e grave në Meksikë.