Gjigantët energjetikë ukrainas rrisin masat kundër intensifikimit të sulmeve ruse

Your browser doesn’t support HTML5

Kompanitë më të mëdha të energjisë në Ukrainë po përforcojnë infrastrukturën e tyre për t'u mbrojtur nga sulmet ruse. Kievi parashikon që Moska do të intensifikojë edhe një herë sulmet mbi sektorin e saj të energjisë ndërsa temperaturat bien. Ofruesit ukrainas të energjisë, thonë për Radion Evropa e Lirë se kanë ndërtuar nivele të shumta mbrojtjeje dhe kanë grumbulluar gaz për të ndihmuar në sigurimin e furnizimeve me energji gjatë muajve të ftohtë të dimrit. (Përgatitën: Shkelqim Hysenaj dhe Bujar Tërstena)