Shpërthim në parkun industrial të Leverkuzenit

Your browser doesn’t support HTML5

Një shpërthim i madh ka dridhur një park industrial në qytetin perëndimor gjerman të Leverkuzenit, të martën, duke shkaktuar viktima. Shtëllunga tymi të zi janë parë mbi vendin e ngjarjes, teksa policia menjëherë u ka kërkuar banorëve të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 9:40, duke shkaktuar një zjarr në një depo karburantesh në “Chempark”, një park industrial për kompanitë kimike, përfshirë Bayer dhe Lanxess, ka bërë të ditur operatori Currenta. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Fatos Bytyçi)