Rumunët festojnë Halloween-in në Ishullin e Engjëjve

Një akrobat i veshur me kostum të veçantë ecën mbi këmbë të gjata druri mes pjesëmarrësve në West Side Hallo Fest, një festival për Halloween (Nata e Shtrigave) në Bukuresht, Rumani, më 28 tetor. Festivali, i cili u zhvillua përgjatë tri ditëve në Ishullin e Engjëjve, tërhoqi mbi 80.000 pjesëmarrës.

Një djalë i vogël duke qarë ndërsa është i rrethuar nga personazhe me kostume drithëruese.

Organizatorët e konsiderojnë West Side Hallo Fest-in si festivali më i madh i Halloween-it në Evropën Lindore që nga rënia e komunizmit.
 

Një vajzë tregon veshjen e saj të modifikuar.

Vendi Ishulli i Engjëjve dhe liqeni përreth Lacul Morii janë mbuluar me histori misterioze që kur liqeni u krijua artificialisht në fund të viteve 1980.
 

Një grua duke u argëtuar bashkë me një fëmijë përreth.

Kur u krijua liqeni, qindra shtëpi, dy shkolla dhe një kishë duhej të prisheshin, së bashku me një varrezë. Autoritetet zhvendosën rreth 11.000 varre, por lanë pas shumë të tjerë, duke frymëzuar  tregime për shpirtrat e humbur, fantazmat endacake dhe dritat e çuditshme që shfaqen natën.

Skelete nga plastika përshëndesin vizitorët në hyrje.

Zona buzë liqenit u braktis për shumë vite përpara se të bëhej një vendstrehim i njohur për vendasit në Bukuresht. Megjithatë, reputacioni i tij si një vend fantastik misterioz vazhdon dhe vihet në jetë plotësisht gjatë fundjavës së fundit të festivalit.

Një fëmijë duke luajtur pranë pirgjeve me kunguj.

Organizatorët sollën 18.5 tonë kunguj dhe më shumë se 2.300 duaj kashte, së bashku me dekorime të tjera nga stilisti i njohur rumun i luleve Nicu Bocancea.

Njerëzit të veshur me kostume palaçoje shihen duke pritur në radhë të gjata për të hyrë në Hallo Fest.

Një fëmijë merr një lodër që përshkruan Thing, një personazh që ka duar në vend të këmbëve, nga emisioni televiziv amerikan The Addams Family.

Një vajzë e veshur me një kostum duke luajtur përgjatë terrenit të festivalit.

Njerëzit të veshur me kostume në West Side Hallo Fest.

Një burrë i veshur si vampiri më i njohur në botë, Drakula i Bram Stoker -- i frymëzuar nga një princ mesjetar rumun dhe Kështjella Bran, në veri të Bukureshtit -- bën një selfie me një vajzë.

Një person i veshur me veshje si Njëbrirëshi shijon rrezet e fundit të diellit pak para perëndimit.

Perëndimi i diellit ndriçon mbi pjesëmarrësit në West Side Hallo Fest.
 

Një model i një skeleti njerëzor i vendosur ulur ndërsa në sfond shihet qielli me hënë.

Halloween ishte praktikisht i panjohur në Rumani para rënies së komunizmit më 1989. Që atëherë është bërë gjithnjë e më popullor në mesin e rumunëve të të gjitha moshave, pavarësisht kundërshtimit nga Kisha e Krishterë Ortodokse e Rumanisë, e cila në të kaluarën e ka hedhur poshtë festën si një "ndjesi komerciale, e huaj për kulturën, besimin dhe spiritualitetin rumun”.

Një festival treditor i Halloween-it tërhoqi një turmë të madhe dhe shumëngjyrëshe në një ishull të krijuar nga njeriu në kryeqytetin rumun, Bukuresht, ku më parë ishin rreth 11.000 varre, duke ofruar një atmosferë drithëruese për pjesëmarrësit e festivalit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)