Qentë në kërkim të koronavirusit

Një punonjëse e kompanisë ajrore, Aerofol, mban në duar një qenush, i cili ka nisur trajnimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Sheremetyevo, për të detektuar personat që janë të sëmurë me sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi i ri. 2 tetor, 2020.

Një punëtore në Aeroportin Sheremetyevo trajnon një qen për të detektuar praninë e koronavirusit te pasagjerët që përdorin këtë aeroport. 2 tetor, 2020.
 

Qeni i quajtur Valo (majtas) dhe E.T (djathtas) që janë të trajnuar për të detektuar konornavirusin te pasagjerët, qëndrojnë pranë trajnerëve të tyre në Aerportin e Helsinkit. Këta qen, operojnë në kuadër të organizatës finlandeze ‘Hundë e Mençur’. Pasagjerët që vijnë në aeroport, pasi të kenë kaluar kontrollet nëpër skanerë, japin një mostër nga lëkura e tyre dhe më pas atë mostër e nuhasin qentë, për të parë nëse pasagjeri është i infektuar me koronavirus. I gjithë ky proces zgjat më pak se një minutë thotë Anna Heilm- Bjoerkman, përgjegjëse për ekipin e qenve nuhatës për koronavirus, që janë pjesë e një projekti të Universitetit të Helsinkit.

Qeni i quajtur Miina duke u trajnuar në Aeroportin e Helsinikit, për të detektuar mostrat e pasagjerëve që janë të infektuar me koronavirus. Helsinki, 15 shtator, 2020.
 

Duke udhëtuar nga Riga për në Helsiniki, Juha Turku (majtas) u bë pasagjeri i parë që u testua për koronavirus nga Sussanna Paavilainen (djathtas) dhe qeni i saj Kossi. Finlandë, 23 shtator 2020.

Një mostër e një udhëtari vendoset në një dhomë të veçantë, ku qentë më pas e nuhasin për të konfirmuar nëse ka prezencë të koronavirusit të ri apo jo. Finlandë, 23 shtator, 2020. 

Një qen duke u trajnuar për detektimin e koronavirusit në Ulmen të Gjermanisë. 24 korrik, 2020.

Një qen në Shkollën për Qentë në Ulmen që është i trajnuar për të detektuar bombat po ashtu është trajnuar edhe për koronavirus.Gjermani, 24 korrik, 2020.

Qeni i quajtur Joe, së bashku me trajnerin e tij, stërviten në Shkollën për Qentë në Ulmen të Gjermanisë. Joe, është në mesin e shumë qenve në Gjermani, që po trajnohen për të detektuar personat që kanë COVID-19.

Karabinierët nga Kili, gjatë një konference për media, kanë prezantuar dy qen të trajnuar për të detektuar koronavirusin. Qentë kanë shqisën e nuhatjes shumë të avancuar, andaj shpesh përdoren nga forcat e rendit për të gjetur drogë, para apo edhe mjete shpërthyese. Tani, Kili ka vendosur që qentë të nuhasin persona të ndryshëm, për të gjetur nëse ata kanë COVID-19.

Një qen në Kili, i trajnuar për të gjetur nëse një person ka koronavirus. Këtë, ai mund ta bëjë vetëm duke nuhatur personat. Santiago, Kili, 15 korrik, 2020.

Mostra të marra nga disa persona me koronavirus. Me to, qentë në Paris të Francës, trajnohen që të detektojnë praninë e këtij virusi.

Një polic e zhyt një copë pëlhure në mostrat e marra nga pacientët me COVID-19. Kjo pëlhurë më pas nuhatet nga qentë, me qëllim që të trajnohen për të zbuluar virusin te pacientët. Paris, 13 maj, 2020.

Foto e një qeni që ka marr pjesë në trajnimet për të zbuluar koronavirusin në Paris të Francës. 13 maj, 2020.