Protesta me nga një person në mbështetje të Navalnyt

Një person në Novosibirsk mban në duar një pano ku shkruan: “Putini frikësohet nga Navalny”. Kjo dhe dhjetëra fotografi të shpërndara në llogarinë në Twitter të ekipit të Navalnyt, shfaq persona në mbarë qytetet ruse, që kanë protestuar pas arrestimit të opozitarit, Aleksei Navalny.

Fotografi e bërë në Izhevsk. Ky person mban në duar këtë mesazh “(Putin) ti pështyn, ne e fshijmë atë. Nëse ne pështymë, ti do të fundosesh. Liri për Navalnyn!”.

Ky protestues në Belgorod thotë: “Hej, lirojeni Aleksei Navalnyn!”.

Ndërkaq, ky protestues në Izhevsk mban këtë pano: “Gjysh, pi hapat ose do të rrihesh. Liri për Navalnyn”.

“Liri për Navalnyn dhe të gjithë të burgosurit politikë”, është mesazhi që mban në duar kjo protestuese në Kaliningrad.

“Një për të gjithë, të gjithë për një” – është mesazhi që shkruan në panon e këtij protestuesi në Izhevsk.

“Liri për Navalnyn! Putini të dalë para gjyqit!”- thuhet në panon e këtij protestuesi në Shën Petersburg.

“Frikacakët”- thotë kjo protestuese në Samara.

“Liri për Aleksei Navalnyn” kërkon ky protestues në Moskë.

Në panon e këtij protestuesi në Izhevsk shkruan: “Liri për Navalnyn. Personat që deshën ta vrisnin – të përballen me drejtësinë”.

Kjo grua në Samara mban këtë pano: “Liri për Aleksei Navalnyn”.

“Ne kërkojmë lirimin e Navalnyt” është shkruar në Shën Petersburg.

“Sot Navalnyn, nesër ti”, është mesazhi që mban kjo protestuese në Izhevsk.

Një person mban në duar panon ku shkruan “Liri për Navalnyn”, teksa dy zyrtarë policorë e arrestojnë.

“Për Navalnyn” është panoja që ky person në Moskë mban në duar, teksa është i rrethuar nga zyrtarë policorë.

Një person proteston në Kaliningrad me një kërkesë të vetme: “Lirojeni Navalnyn”.