Ngjarjet më me rëndësi të vitit nëpër foto

Luftëtarët talibanë kontrollojnë vendin e një shpërthimi, pranë Ministrisë së Brendshme, në Kabul, Afganistan, 1 janar 2023. Një bombë shpërtheu pranë një postblloku në aeroportin ushtarak të Kabulit mëngjesin e së dielës, duke vrarë dhe plagosur disa njerëz, tha një zyrtar taliban. Ky ishte shpërthimi i parë vdekjeprurës i vitit 2023 në Afganistan. 

Një karikaturë e portretit të presidentit francez, Emmanuel Macron, shihet gjatë një proteste për të dënuar revistën franceze Charlie Hebdo për ribotimin e karikaturave që fyenin udhëheqësin suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, para Ambasadës franceze në Teheran, Iran, 8 janar 2023.
 

Shtëpitë e shkatërruara nga forcat ruse shihen nga lart, pranë urës së hedhur në erë përgjatë lumit Siverski-Donets në fshatin e çliruar Bogorodihnje, Ukrainë, 13 janar 2023.

Mbeturinat në lumin Drina afër Vishegradit, Bosnje, 20 janar 2023. Tonelata mbeturinash të hedhura në deponi të rregulluara keq buzë lumenjve ose direkt në lumenj në tri vendet e Ballkanit Perëndimor grumbullohen gjatë sezonit të reshjeve në dimër dhe pranverë në lumin Drina, në Bosnjën lindore.

Një grua pranë një memoriali në një ceremoni në nderim të viktimave të të shtënave në Star Ballroom Dance Studio, të hënën, më 23 janar 2023, në Monterey Park, Kaliforni. Një person i armatosur vrau shumë njerëz të shtunën vonë derisa po festonin Vitin e Ri Hënor.

Anëtarët e familjes së një viktime të shpërthimit në xhami shihen duke qarë gjatë një proteste që u mbajt brenda selisë së policisë kundër militantëve dhe shpërthimit vetëvrasës në Peshavar më 1 shkurt 2023. Një shpërthim në xhami vrau 101 njerëz -- kryesisht oficerë policie -- në Pakistanin veriperëndimor. 

Gratë duke qarë afër një ndërtese të shembur si pasojë e tërmetit katastrofal në rrethin Elbistan të Kahramanmarashit, Turqi, 8 shkurt 2023. Më shumë se 9.000 njerëz kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë plagosur pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Turqinë jugore dhe Sirinë veriore më 06 shkurt. Tërmeti la të vrarë më shumë se 50.000 persona në Turqi. 

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, dhe ai i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ecin pranë katedrales së Shën Michaelit, mes sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës. Kiev, Ukrainë, 20 shkurt 2023. 

Protestuesit që mbajnë flamurin e Bashkimit Evropian goditen nga topa uji gjatë përplasjeve me policinë pranë Parlamentit të Gjeorgjisë, në Tbilisi, më 7 mars 2023. Policia gjeorgjiane përdori gaz lotsjellës dhe topa uji kundër kundër mijëra demonstruesve që dolën në rrugë në kryeqytetin Tbilisi për të kundërshtuar një projektligj të diskutueshëm të "agjentëve të huaj". 

Një ushtar ukrainas të plagosur duke e larguar nga vija e frontit pranë Bahmutit drejt një spitali, më 23 mars 2023, mes pushtimit rus të Ukrainës. 

Një pamje nga lart e një shtëpie pa çati si pasojë e një tornadoje. Stuhia shkatërruese përshkoi jugun dhe perëndimin në Little Rock, Arkansas, SHBA, 2 prill 2023. 

Kamerat CCTV parë para një fotografie të liderit suprem të ndjerë iranian, Ayatollah Ruhollah Khomeini në një rrugë në Teheran, Iran, 10 prill 2023. Sipas Agjencisë së Lajmeve të Republikës Islamike (IRNA), policisë iraniane lëshoi një deklaratë më 9 prill se ka shtuar shënjestrimin ndaj grave që nuk mbajnë shami në publik dhe se policia iraniane do të përdorë CCTV dhe do të instalojë disa kamera të reja inteligjente në vende publike dhe rrugë për qëllime kontrolli dhe identifikimi. Protestat shpërthyen në Iran pas vdekjes së Mahsa Aminit në paraburgim policor në shtator të vitit 2022, pasi ajo ishte arrestuar për vendosjen në mënyrë jo të duhur të shamisë së kokës. 

Një shtresë hiri vullkanik mbuloi tokën, makinat dhe shtëpitë në Klyuçi, rrethi Ust-Kamçatsk, pas shpërthimit të vullkanit Shiveluch, një nga vullkanet më të mëdha të Kamçatkës. Vullkani shpërtheu herët të martën, më 11 prill 2023, duke shpërndarë shtëllunga hiri. Shiveluch gjeneroi shtëllunga hiri që arrinin lartësi mbi 20 km. Zona më e afërt e banuar është Klyuçi, 47 kilometra larg vullkanit. 

Lule dhe lodra për viktimat janë vendosur pranë shkollës "Vladislav Ribnikar" në Beograd, Serbi, 4 maj 2023. Një 13-vjeçar që hapi zjarr të mërkurën në shkollën e tij në kryeqytetin e Serbisë, vrau disa nxënës dhe një roje para se të arrestohej. Disa fëmijë dhe një mësues u plagosën gjithashtu. 

Një luftëtar taliban qëndron roje ndërsa gratë presin në radhë të marrin racione me ushqim që i shpërndante një grup humanitar, në Kabul, Afganistan, 23 maj 2023.

Emigrantët qëndrojnë pranë rrethojave në kufirin Poloni - Bjellorusi pranë Bialoviezas, Poloni, 28 maj 2023.

Ushtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR përleshen me serbët lokalë përpara ndërtesës së komunës në Zveçan, Kosovë, 29 maj 2023. Protestat dhe përleshjet në Zveçan vazhduan  ndërsa tensionet u ngritën në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, pasi kryetarët shqiptarë morën detyrën në katër qytete pas zgjedhjeve të organizuara nga autoritetet e Kosovës të cilat i bojkotuan serbët.

Monumenti i bërë me ngjyrë të kuqe i Ushtarit Sovjetik, një urnë me eshtrat e atyre që vdiqën në Luftën e Dytë Botërore, në Sofje, Bullgari, 31 maj 2023. Monumenti u lye me të kuqe si shenjë mbështetjeje për ukrainasit në luftën kundër Rusisë.

Rrugët e përmbytura në Herson, Ukrainë, të mërkurën e 7 qershorit 2023, si pasojë e shpërthimit të digës Kahovka mbi lumin Dnjepër.

Në këtë foto të bërë më 20 qershor 2023, Tazeem Pervaiz, nëna e emigrantit Taquir Pervaiz, i cili është zhdukur pasi një anije peshkimi e mbingarkuar u përmbys dhe u fundos në Detin Jon, qan ndërsa mban një foto të djalit të saj në fshatin Bandli, në Kashmirin e administruar nga Pakistani.  Vdekja varet mbi fshatin e Pakistanit Bandli si një qefin, ndërsa banorët marrin lajmet se deri në 24 të rinj vendas mund të jenë në mesin e qindra të mbyturve në tragjedinë e javës së kaluar me varkën e emigrantëve grekë. 

Njerëzit freskohen në një shatërvan publik për të mposhtur nxehtësinë në qendër të Budapestit, Hungari, 20 qershor 2023. 

Vera e vitit 2023 u shpall më e nxehta e regjistruar -- Organizata Botërore Meteorologjike publikoi të dhëna që tregojnë se periudha qershor-gusht 2023 ishte më e nxehta në historinë e regjistruar në të gjithë Tokën. Korriku i vitit 2023 ishte muaji më i nxehtë i regjistruar, me gushtin që u regjistrua si muaji i dytë më i nxehtë ndonjëherë. Temperaturat globale mbeten ende shumë mbi normale për këtë periudhë të vitit, pasi viti 2023 ka të ngjarë të përfundojë si më i nxehti i regjistruar ndonjëherë.

Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny, shihet në një ekran televiziv nëpërmjet një video-lidhjeje gjatë një prej seancave dëgjimore në Gjykatën e Lartë ruse në Moskë, Rusi, 22 qershor, 2023. Navalny ka ngritur një padi duke kundërshtuar rregulloret e burgut që, sipas tij, lejojnë zyrtarët e burgut t'i privojnë atij materiale shkrimi dhe stilolapsa, duke shkelur kështu të drejtën e tij për të paraqitur ankesa kundër tyre. 

Një shikues nga publiku duke shikuar Chandrayaan-3 të Organizatës Indiane të Kërkimit Hapësinor (ISRO) (Moon Vehicle-3), në bordin e Launch Vehicle Mark-III Mission 4 (LVM3 M4), të ngritur nga Qendra Hapësinore Satish Dhawan në Sriharikota, në shtetin jugor të Andhra Pradesh, Indi, 14 korrik 2023, t ndërtuar me një buxhet prej më pak se 75 milionë dollarësh.

Mykola (41 vjeç) bashkë me familjen udhëtojnë me makinë në fshatin Dovhenke, në rajonin e Harkivit, Ukrainë, 15 korrik 2023. Mykola erdhi në shtëpinë e shkatërruar të familjes së motrës së tij për të mbledhur pjesën tjetër të një zgjoi bletësh të dëmtuar gjatë luftës së vazhdueshme të Rusisë në Ukrainë. Shtëpia e tij në fshatin afër Krasnopillia u shkatërrua gjithashtu gjatë luftimeve, dhe ai u detyrua të shpërngulet me familjen në Hrestishe, ku kultivon bletë dhe shpreson që një ditë të kthehet në shtëpi. 

Një banor mban një maskë zhytësish në fytyrë derisa spërkat me ujë në hyrje të një shtëpie që ka marrë flakë nga zjarri në zonën Lagonisi në Atikë, Greqi, 17 korrik 2023. Zjarret e shumta në Greqi lanë 28 persona të vdekur dhe 75 të tjerë të plagosur.

Një pjesëmarrës formon shenjën e fitores gjatë paradës së krenarisë në Bukuresht, Rumani, më 29 korrik 2023. Sipas organizatorëve dhe mediave lokale, parada e krenarisë ishte më e madhja deri më tani në kryeqytetin rumun me më shumë se njëzet mijë pjesëmarrës që bënin thirrje për të drejta ligjore për homoseksualët, si bashkësitë e regjistruara civile, martesa ose e drejta për të birësuar një fëmijë.

Treqind e njëzet imazhe digjitale të grumbulluara të ekspozimeve të gjata tregojnë meteorëPerseid dhe fluturimet e aeroplanëve që kalojnë nëpër qiellin mbi qytetin e Kumanovës, Maqedoni e Veriut, në fillim të 12 gushtit 2023. Shiu i meteorëve Perseid ndodh çdo vit në gusht kur Toka kalon nëpër mbeturinat dhe pluhurin e kometës Swift-Tuttle.

Oficerët e policisë kalojnë nëpër rrënojat e shtëpive të vandalizuara nga një turmë myslimane e zemëruar në një zonë të krishterë në Jaranvala në distriktin Faisalabad, në Pakistan, të enjten e 17 gushtit 2023. Policia arrestoi më shumë se 100 myslimanë gjatë bastisjeve që kreu natën në një zonë në Pakistanin lindor ku një turmë myslimane e zemëruar për përdhosjen e supozuar të Kuranit nga një i krishterë, sulmoi kishat dhe shtëpitë e të krishterëve të pakicave. 

Një burrë i plagosur pas një sulmi rus shihet duke ecur në sheshin Krasna ndërsa prapa shihet Teatri Rajonal Akademik i Muzikës dhe Dramës, Taras Shevchenko, në Chernihiv, Ukrainë, 19 gusht 2023.

Fituesi i medaljes së artë në kërcim së larti për meshkuj, Gianmarco Tamberi, medalistja e artë në 3000 metra vrapim, Soufiane El Bakkali nga Maroku dhe medalisti i bronztë në 3000 metra vrapim për meshkuj, Abraham Kibiwot nga Kenia, festojnë në Kampionatin Botëror të Vrapimit deri në 3000 metra më 22 gusht 2023.

Një luftëtar i grupit mercenar privat "Wagner" viziton një memorial të improvizuar pranë ish-Qendrës PMC Wagner, i lidhur me themeluesin e grupit, Yevgeny Prigozhin, në Shën Petersburg, Rusi, 24 gusht 2023.

Një ushtarak ukrainas thërret ndihmësit e mjekëve ndërsa shihen trupa të të vrarëve nga sulmet rus me raketa në një dyqan ushqimor në qendër të qytetit të Kostiantnjivk, Ukrainë, 6 shtator 2023.

Njerëzit përpiqen të nxjerrin një makinë të përmbytur në det në kampingun Arapia, pranë Tsarevos përgjatë bregut bullgar të Detit të Zi, më 6 shtator 2023. Numri i të vdekurve nga shiu i rrëmbyeshëm dhe përmbytjet në bregdetin e Detit të Zi të Bullgarisë është rritur në tre, tha policia më 6 shtator. 

Refugjatët nga rajoni i Nagorno-Karabakh mbërrijnë me kamion në fshatin kufitar Kornidzor, Armeni, 26 shtator 2023. 

Një burrë mban një poster me mbishkrimin  'Rahmon Stop' si protestë kundër presidentit të Taxhikistanit, Emomali Rahmon, para takimit të kancelarit gjerman me krerët e pesë vendeve të Azisë Qendrore, para Kancelarisë në Berlin, Gjermani, 29 shtator 2023. Presidentët e Kazakistanit, Kirgistanit, Taxhikistanit, Turkmenistanit dhe Uzbekistanit takohen me ftesë të kancelarit gjerman.

Të afërmit e minatorëve kontrollojnë telefonat e tyre celularë teksa ulen në ndërtesën e minierës së qymyrit ArcelorMittal gjatë një operacioni shpëtimi pas një zjarri në një minierë në Karaganda, në Kazakistan, më 28 tetor 2023. Kazakistani tha më 28 tetor 2023 se 32 njerëz vdiqën nga zjarri në minierën ArcelorMittal, dhe disa të tjerë janë ende të zhdukur në fatkeqësinë më të keqe ndër vite.

Refugjatët afganë mbërrijnë me kamionë nga Pakistani në kufirin Afganistan-Pakistan, në Torkham në provincën Nangarhar më 30 tetor 2023. Islamabadi lëshoi një urdhër për 1.7 milion afganë që thotë se jetojnë ilegalisht në vend, që të largohen deri më 1 nëntor ose do të arrestohen.
 

Palestinezët vazhduan kërkimet për njerëzit e tyre në vendin e sulmeve izraelite në kampin e refugjatëve Xhabalia në Rripin verior të Gazës, më 31 tetor 2023. 

Një fotografi e një vajze të rrëmbyer është ngjitur në derën e një dhome të sigurt nga goditjet e plumbave, pas sulmit vdekjeprurës të 7 tetorit nga persona të armatosur nga grupi radikal  palestinez, Hamas, nga Rripi i Gazës në Kibbutz Nir Oz në Izraelin jugor më 21 nëntor 2023.

Romani, 8 vjeç, i plagosur nga një prej sulmeve ruse me raketa në qytetin Vinitsija të Ukrainësvitin e kaluar, performon në një garë vallëzimi në sallë balloje, ndërsa fytyrën e ka mbuluar me një maskë djegieje, pas një viti transplantimesh lëkure dhe mbi 30 operacionesh.  Lviv, Ukrainë, më 2 dhjetor 2023.

Njerëzit vendosin lule dhe qirinj jashtë selisë së Universitetit Charles, në shenjë nderimi për viktimat nga të shtënat masive në Pragë, Republika Çeke, të premten, 22 dhjetor 2023. Një person i armatosur i vetëm hapi zjarr në një universitet të enjten, duke vrarë së paku 13 persona dhe duke plagosur shumë të tjerë.

Këto imazhe të përmbledhura në një fotogaleri tregojnë disa prej ngjarjeve më të rëndësishme që e karakterizuan vitin 2023. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)