Italia raporton 141 vdekje dhe mbi 50 mijë raste me COVID-19

Një qendër spitalore në Itali ku trajtohen pacientët me COVID-19.

Italia raportoi të premten një rekord të dytë të njëpasnjëshëm ditor të rasteve me COVID-19. Sipas ministrisë së Shëndetësisë së Italisë, ky shtet regjistroi të premten 50,599 raste të reja me koronvirus.

Numri i vdekjeve të lidhura me koronavirusin sipas ministrisë së Shëndetësisë së Italisë, ra në 141 vdekje nga 168 sa ishin raportuar të enjten, raporton Reuters.

SHIKONI EDHE: Për shkak të masave kundër COVID-19, qytetarët nuk lejohen të udhëtojnë për në Itali

Italia ka regjistruar 136,386 vdekje të lidhura me COVID-19 që kur shpërthimi i COVID-19 u shfaq në shkurt të vitit të kaluar që përbënë numrin e dytë më i lartë në Evropë pas Britanisë dhe i nënti më i larti në botë. Italia ka raportuar gjithsej 5.57 milionë raste me COVID-19 deri më sot.