"Murgeshat" që duan t'ua marrin marihuanën narkotrafikantëve

Alehli Paz, 34 vjeçe, anëtare e grupit Motrat e Luginës, me profesion kimiste dhe studiuese e marihuanës, shihet teksa shkurton kërpin e një bime në një shtëpi në fermën e grupit, në periferi të një fshati në Meksikën qendrore, 2 shtator 2023.

Anëtarja e grupit Motrat e Luginës e njohur në internet si "Motra Kika", që kërkoi të mbetej anonime nga frika e hakmarrjes, qëndron shtrirë në një shtrat të varur në një shtëpi në fermën e Motrave të Luginës në periferi të një fshati në Meksikën qendrore, 2 shtator 2023. Motrat argumentojnë se lufta kundër drogës në Amerikën Latine ka qenë një dështim, duke çuar në përhapje të gjerë të dhunës dhe burgosjes masive. Për “Motrën Kika” misioni është i qartë. “Është koha për t'i dhënë fund kësaj marrëzie”, tha ajo

Kimistja Alehli Paz, 34 vjeçe, përdor një xham zmadhues për të parë bimët e thara.

Në Meksikë, ku lufta e karteleve të drogës e ka shkatërrar vendin dhe krishterimi është ngulitur në shoqëri, imazhi i një murgeshe që tymos cigare marihuane është më shumë një akt rebelimi, thonë gratë. Motrat, duke përdorur nofka, shpesh bëjnë postime në mediat sociale, kryesisht në Instagram, ku mund të shihen duke u kujdesur për bimët e kanabisit, duke mbajtur seminare dhe duke marrë pjesë në ngjarje të lidhura me kanabisin.

Dy nga motrat duke u kujdesur për bimët e kanabisit.

Tri gratë që në internet përdorin emrat "Motra Kika", "Motra Bernardet" dhe "Motra Yeri" shihen teksa tymosin në fermën e Motrave të Luginës, në periferi të një fshati në Meksikën qendrore, më 2 shtator 2023.

Dy anëtare të grupit Motrat e Luginës duke shijuar momente relaksi në një fushë në fermën e tyre. 

Dy anëtare të grupit duke transportuar vazo me bimë kanabisi, në periferi të një fshati në Meksikë, 3 shtator 2023.

Përgatitja e kanabisit të tharë, matja dhe futja nëpër kavanozë qelqi.

Rituali i hënës së plotë në fermën e Motrave të Luginës në periferi të një fshati në Meksikën qendrore, 2 shtator 2023. Nën çdo hënë të plotë, një grup grash me zakone murgeshash sillen rreth një zjarri të zhurmshëm, pastrohen me sherebelë të djegur dhe bëjnë falënderime për hënën, kafshët dhe bimët. Pavarësisht veshjes së tyre, gratë nuk janë katolike apo të ndonjë feje tjetër.

Një anëtare e grupit Motrat e Luginës duke mbajtur një gjethe kanabisi.

Paketimi dhe ruajtja e produktit nëpër kavanozë.  

Një prej anëtareve të grupit duke mbajtur velin e saj, në një shtëpi në fermën e Motrave të Luginës, në periferi të një fshati në Meksikë, 3 shtator 2023.