Java nëpërmjet fotografive

Një shpëtimtar çliron trupin e një djali 10-vjeçar nga mbeturinat e një ndërtese banimi që u godit nga një sulm rus me raketa në Harkiv, Ukrainë, më 6 tetor.

Tifozët e Sepahanit ndezin mjete piroteknike në tribuna pasi ndeshja e tyre e futbollit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve AFC kundër Al-Ittihad u anulua, në Isfahan, Iran. Ndeshja e skuadrës iraniane Sepahan kundër skuadrës saudite Al-Ittihad u anulua për shkak të rrethanave të paparashikuara, thuhet në një deklaratë të AFC, pasi lojtarët e Ittihad refuzuan të luanin.

Silueta e një aeroplani shihet përballë Hënës, në qiellin mbi Moskë.

Fëmijët duke ngrënë një shujtë në një shtëpi në qytetin e Gorisit, e cila ka strehuar pesë familje armene etnike që u larguan nga Nagorno-Karabaku.

Trupat e disa prej më shumë se 50 personave të vrarë në atë që Ukraina thotë se ishte një sulm ushtarak rus në një kafene, janë renditur në tokë në fshatin Hroza, në rajonin e Harkivit të Ukrainës më 5 tetor.

Protestuesit irakianë përgatiten të hedhin gjësende ndaj oficerëve të policisë federale ndërsa janë mbledhur për të shënuar përvjetorin e katërt të protestave antiqeveritare në Bagdad më 1 tetor.

Volodymyr Kozienko qëndron ulur para shtëpisë së tij të dëmtuar pranë vendit të një sulmi ushtarak rus në fshatin Hroza, në rajonin e Harkivit, më 6 tetor.

Një burrë afgan duke mbajtur mësime për fëmijët në një shkollë të lëvizshme, të cilën ai e drejton vullnetarisht në periferi të Kabulit.

Gratë afgane duke pastruar dhe paketuar rrush të thatë në një treg në Herat.

Atletja Ekaterina Voronina e Uzbekistanit duke garuar në kategorinë për femra në disiplinën heptatlon, kërcim për së gjati në Lojërat Aziatike 2022 në Hangzhou, Kinë.

Armenët gjatë një dite kombëtare lutjeje për Nagorno-Karabakun në qytetin e Vagharshapat.

Një veturë e braktisur nga armenë etnikë skaj një rruge pranë korridorit Laçin, që lidh rajonin e shkëputur të Azerbajxhanit me Armeninë.

Pelegrinët duke u lutur në faltoren e shenjtë të Imam Rezait në qytetin Mashhad në Iranin verilindor.

Punëtorët afganë hedhin me lopata qymyr mbi një kamion, në një oborr qymyrguri në periferi të Kabulit.

Zhytësja kazake, Yelizaveta Darovskaya, në aksion gjatë finales së platformës së 10 metrave për femra në Lojërat Aziatike në Hangzhou, Kinë.

Sulmi rus mbi një lokal ku po mbahej një ceremoni mortore në rajonin e Harkivit në Ukrainë, që vrau më se 50 veta, është ngjarja që shënoi javën që lamë pas në rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë. Më poshtë mund të shikoni fotogalerinë e javës nga REL-i. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)