Fotografitë e javës

Atmosfera festive në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, në prag të festave të fundvitit.

Performancë artistike kundër femicidit në Prishtinë më 07 dhjetor 2023, pas vrasjes së Liridona Ademajt në afërsi të Prishtinës.

Njerëzit mbajnë pankarta dhe thërrasin slogane teksa marrin pjesë në një demonstratë në Prishtinë kundër dhunës ndaj grave pas vrasjes së 30-vjeçares Liridona Ademaj.

Protestuesit ukrainas organizojnë një performancë të veshur si robër lufte në një kafaz, gjatë një tubimi të mbajtur nga të afërmit e ushtarëve që po mbahen robër nga forcat ruse për të kërkuar lirimin e tyre, në Sheshin e Pavarësisë në Kiev më 9 dhjetor.

Një menorah (figura hebreje në formë shandani) është ndriçuar për të shënuar festën hebraike të Hanukkah në Sheshin e Pavarësisë në Kiev, më 7 dhjetor.

Një adhurues i notit dimëror noton në një vrimë të gjerë në një liqen të ngrirë në qytetin siberian të Novosibirskut ku temperatura e ajrit shënoi rreth minus 35 gradë celsius më 9 dhjetor.

Artistët kirgizë duek interpretuar në një shfaqje të bazuar në veprën e shkrimtarit kirgiz, Chingiz Aitmatov, në Bishkek.

Një kalorës afgan duke kalëruar gjatë turneut të parë të garave me kuaj, 'Vjeshtë 2023', në fushën Chaman-e-Huzuri në Kabul.

Patinatorë nga Bullgaria (nga e majta), Italia dhe Koreja e Jugut garojnë gjatë gjysmëfinales së stafetës prej 5.000 metrash kategoria për meshkuj në patinazh të shpejtë në distancë të shkurtër e vlefshme për Kupën e Botës ISU, ngjarje që mbahet në Pekin.

Romani, 8 vjeç, i plagosur nga një sulm me raketa ruse vitin e kaluar, performon në një garë vallëzimi në Lviv. Ai mban një maskë në fytyrën e lënduar nga djegiet, pas një viti transplantimesh të lëkurës dhe më shumë se 30 operacione.

Njerëzit duke shëtitur në kuvertën e përparme të kryqëzorit Aurora në perëndim të diellit në Shën Petersburg, Rusi.

Një punonjës i Departamentit të Trafikut të Kabulit i lyen taksitë me ngjyrë të bruztë për t'i bërë ato të përshtaten me rregullat e reja të ngjyrave. Qeveria e udhëhequr nga talibanët beson se ndryshimi do të rrisë sigurinë e qytetarëve. Gjithashtu, pronarët e taksive duhet të jenë të regjistruar dhe të pajisur me dokumente biometrike dhe të instalojnë GPS në veturat e tyre.

Ushtarët ukrainas marrin pjesë në një stërvitje mes sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës në rajonin Çernihiv.

Një banor vendas shikon një krater të krijuar nga një sulm raketor rus në Herson më 5 dhjetor.

Trupi i një banori vendas i shtrirë në vendin e një sulmi ushtarak rus në Herson në Ukrainën jugore më 5 dhjetor. Të paktën dy persona u vranë në granatimet ruse.

Copat e xhamave të thyer nga një mjet shpërthyes mbulojnë tokën ndërsa zyrtarët pakistanezë të sigurisë inspektojnë vendin e ngjarjes në Peshawar më 5 dhjetor. Të paktën shtatë persona, përfshirë tre fëmijë, u plagosën nga shpërthimi, i cili kishte në shënjestër personelin e policisë.

Shitësja Nyurgusun Starostina, 47 vjeçe, pozon për një foto në një treg të hapur në një ditë të ftohtë në Jakutsk, Rusi.

Kamionët rreshtohen në një radhë të gjatë për të kaluar kufirin polako-ukrainas në vendkalimin Dorohusk-Jagodzin në Ludvinov, Poloni, më 4 dhjetor.

Një grup njerëzish të veshur me kostume babadimri marrin pjesë në vrapimin e tetë të Babadimrave në qendër të Budapestit.

Një grua duke kalëruar një kalë të vogël në një park mes reshjeve të dendura të borës në Moskë.

Njerëzit mbajnë posterë gjatë një demonstrate kundër pushtimit rus në qendër të Kievit.

Djemtë afganë duke luajtur me një valixhe të vjetër në Kabul.

Një grua në një treg Krishtlindjesh në Sheshin e Kuq të mbuluar me borë në Moskë.

Një grua heq copa xhami nga dritaret e thyera në një ndërtesë ku ndodhet një sallon bukurie, pas bombardimeve të fundit në rrjedhën e luftës Rusi-Ukrainë në Donjeck, në Ukrainën e kontrolluar nga Rusia.

Hijet e lojtarëve ukrainas pak para ndeshjes së IHF-së për Hendboll Botëror për Femra ndërmjet Ukrainës dhe Kazakistanit në Frederikshavn, Danimarkë.

Pacientët në spitalin Ohmatdyt në Kiev marrin pjesë në festimin e Ditës së Shën Nikollës më 6 dhjetor.

Një oficer afgan i sigurisë derdh benzinë mbi një grumbull droge dhe substanca të ndaluara përpara se t'i djegë në periferi të distriktit Fayzabad të provincës Badakhshan.

Fëmijët afganë duke kërkuar materiale të riciklueshme në rrethin Fayzabad të provincës Badakhshan.

Ushtarët ukrainas të Brigadës së 42-të të Mekanizuar gërmojnë llogore gjatë një stërvitjeje ushtarake në terren në rajonin e Donjeckut.

Një portret i një ushtari të rënë ukrainas shihet mbi varrin e tij, të mbuluar nga bora, gjatë Ditës së Forcave të Armatosura të Ukrainës në varrezat Lyçiakiv në qytetin perëndimor të Lvivit.

Një grua shikon murin Tsoi, një memorial për Viktor Tsoin, një idhull rus i rokut që vdiq në një aksident automobilistik në vitin 1990, me mbishkrimin "Zemrat tona kërkojnë ndryshim" në Moskë.

Protesta kundër dhunës dhe vrasjes së grave në Kosovë, atmosfera festive në Prishtinë, temperaturat e ulëta në Siberi, janë disa nga ngjarjet e javës që lamë pas në rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe ju sjell fotografitë më të veçanta. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)