Fotografitë e javës

Një grua iraniane kalon pranë një murali në Sheshin e Palestinës në Teheran.

Një klasë me djem pa kujdes prindëror duke ndjekur mësimet në shkollën e jetimores "Sheikh Zahid" në Kandahar, Afganistan.

Një ushtar ukrainas hidhet nga një varkë në bregun e lumit Dnjepër, pranë Hersonit në Ukrainën jugore.

Një djalë duke ngarë biçikletën në një park në kryeqytetin kosovar, Prishtinë.

Një grua ukrainase në Kiev duke qarë gjatë funeralit të nipit të saj që u vra duke luftuar me trupat ruse në front.

Fëmijët afganë duke mësuar Kuranin në një medrese në ambient të hapur në provincën Kandahar.

Një grua duke pastruar mbeturinat brenda një katedrale të dëmtuar nga një sulm rus me raketa në Zaporizhja, Ukrainë, më 18 tetor.

Një familje duke udhëtuar me një motoçikletë ndërsa mbrohet me çadra nga shirat monsune në Lahore, Pakistan.

Një burrë i plagosur duke u trajtuar nga mjekët ushtarakë në një pikë stabilizimi pranë vijës së frontit në rajonin lindor të Donjeckut të Ukrainës.

Një i ri afgan hidhet në një trampolinë në Kabul.

Kukulla të mbuluara me qese plastike që mbajnë etiketa me emra, moshë dhe punë fiktive, të shtrira në tokë gjatë një proteste në Bukuresht kundër politikave shëndetësore të qeverisë rumune në lidhje me pacientët me kancer.

Të afërmit e të burgosurve ukrainas të luftës dhe ushtarëve të zhdukur mbajnë pankarta dhe flamuj që përshkruajnë portretet e tyre gjatë një tubimi ku u kërkua lirimi i tyre në Sheshin e Pavarësisë në Kiev.

Njerëzit mblidhen buzë rrugës për të marrë ushqim falas që u shpërnda me rastin e Ditës Botërore të Ushqimit në Lahore, Pakistan.

Një grua afgane e veshur me burka shikon një fustan në një dyqan në distriktin Fayzabad të provincës Badakhshan.

Njerëzit mblidhen për të marrë pjesë në një tubim në shenjë solidariteti për viktimat izraelite të sulmeve nga grupi militant palestinez, Hamas, në Muzeun Hebraik të Moskës.

Ushtarët ukrainas të Batalionit Donbas marrin pjesë në stërvitje pranë vijës së frontit në rajonin lindor të Donjeckut. 

Një fotografi e kthyer për 180 shkallë tregon një person duke ecur pranë Katedrales së Shën Vasilit të Moskës të reflektuar në një pellg në një ditë me shi në qendër të Moskës.

Alsu Kurmasheva, gazetare e Radios Evropa e Lirë, e cila u arrestua me akuzën se nuk u regjistrua si "agjente e huaj", gjatë një seance dëgjimore në gjykatën Sovetski në Kazan, Rusi. 

Lufta në Ukrainë, vjeshta në Prishtinë dhe jeta e përditshme në Afganistan, janë tematika që Radio Evropa e Lirë ka përzgjedhur për fotogalerinë e javës që lamë pas. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)