Karsten Thielker, fituesi i Çmimit Pulizer vdes në moshën 54 vjeçe - Këto janë fotografitë më të mira

Çeçenët duke u mundur të fshihen, teksa një snajperit rus godet në një rrugë afër një tregu në periferi të Groznit më 25 janar, 1995.

Një ushtar i plagosur rus, duke u evakuuar së bashku me bashkëluftëtarët e tij me një helikopter në Grozni, teksa luftimet në kryeqytetin çeçen vazhduan më 3 shkurt të vitit 1995.

 
Dy gra qëndrojnë në ballkonin e banesës së tyre të shkatërruar në periferi të Sarajevës, në një ditë qetë në kryeqytetin boshnjak më 4 gusht, 1995.
 

Një grua në Bosnjë e Hercegovinë mban në shpinë misra teksa një ushtar boshnjak kalon në Lopare, një fshat që gjendet 10 kilometra në veri të Tuzlës. 20 janar, 1996.

Fotografi Karsten Thielker në Frankfurt, Gjermani më 10 korrik, 2016.
“Aq shumë potencial dhe definitivisht fotografi unike më nuk do të paraqiten në Taz, në Frankfurten Allegemeine Zeitung, Zeit dhe gazeta të tjera – kjo do të lë një boshllëk të madh”, shkroi fotoreporteri Stefan Boness për vdekjen e mikut të tij, Thielker. “Megjithatë, edhe më e madhe është humbja e dhimbshme e një kolegu dhe shoku që ishte gjithmonë pozitiv, thellësisht simpatik dhe një shok që të mbështeste”, shkroi Boness në Frankfurter Allegemeine Zeitung.

 

Një person përdor një shenjë të rrugës si mbrojtje kundër gazit lotsjellës gjatë përleshjeve të dhunshme jashtë pallatit presidencial në Bukuresht më 27 shtator, 1991.
 

Një ushtar boshnjak, që po bëhet gati të shkojë në frontin e luftës, fshin lotët nga fytyra e nënës së tij në Rahiq, një qytet që gjendet 70 kilometra në veri të Tuzlës. 28 prill, 1993.

Refugjatët nga Srebrenica, të evakuuar me një helikopter të OKB-së një ditë më parë, ecin në afërsi të spitalit në Tuzla. 20 prill, 1993.

Një çift çeçen shikojnë përmes dritares së autobusit i cili po largohet nga Grozni më 22 janar, 1995. Çdo ditë, dhjetëra refugjatë u larguan nga qyteti me autobusë, vetura ose në këmbë, teksa sulmet ruse vazhduan në kryeqytetin e kësaj republike të shkëputur.

Një autobus kalon përmes tymit të krijuar pasi një ndërtesë u godit nga tanket në Grozni më 24 janar, 1995.

Një grua nga Sarajeva kalon pranë ushtarëve francezë të OKB-së, të cilët qëndrojnë pas një barrikade. 29 korrik, 1995.

Refugjatë nga Srebrenica protestojnë kundër OKB-së në një hotel në Tuzla. 18 prill, 1993.

Banorët kalojnë urën më shumë se 500 vjet të vjetër, mbi lumin Neretva, në pjesën e vjetër të qytetit boshnjak të Mostarit më 12 prill, 1993.

Një pilot francez mban në duar një djalë që është evakuuar nga Srebrenica në Aerportin e Tuzlës më 25 prill, 1993.

Një çeçen shikon drejt një pikë-kontrolli të rusëve, teksa qëndron pranë një aeroplani të Rusisë, që është shkatërruar gjatë luftimeve ndërmjet rebelëve çeçenë dhe trupave ruse në Grozni më 31 janar, 1995.

Dy refugjate çeçene janë mbuluar me batanije teksa largohen nga fshati Katyr-Yurt, në jugperëndim të kryeqytetit çeçen, Grozni. 30 janar, 1995.

Një fermer kalon në afërsi të bazës ushtarake amerikane në Stariq, një fshat boshnjak rreth 40 kilometra në jug të Tuzlës. 7 janar, 1996.

Një ushtar, kroat i Bosnjës, lutet së bashku me një murgeshë katolike në katedralen në Sarajevë më 6 gusht, 1995.

Një ushtar rus i plagosur, që është evakuuar së bashku me bashkëluftëtarët e tij, qan teksa transportohet me helikopter nga Grozni. 3 shkurt, 1995.

Një snajperit çeçen merr në shenjë, teksa një grua shikon nga drejtimi ku një snajperit rus kishte goditur në afërsi të një tregu në Grozni. 25 janar, 1995.

Një çift refugjatësh çeçen largohen nga Grozni, teksa forcat ruse avancojnë në kryeqytetin çeçen. 26 janar, 1995.