Fotografitë e javës

Një gjashtëvjeçar përshëndetet nga vullnetarët e Klubit Alpin Prishtina, të veshur në kostume të superheronjve, në repartin e Onkologjisë pediatrike në Prishtinë.

Gjeorgjianët duke festuar statusin e vendit kandidat të Bashkimit Evropian, Tbilisi, 15 dhjetor.

Anëtarët e Batalionit Siberian Rus pro-ukrainas pushojnë në një zonë trajnimi ushtarak afër Kievit. Ushtria e Ukrainës ka formuar një batalion ushtarësh të përbërë tërësisht nga qytetarë rusë që duan të luftojnë kundër pushtimit të Moskës.

Një pamje e një llogoreje të sapohapur për ushtarët ukrainas pranë kufirit me Bjellorusinë, në zonën e përjashtimit të Çernobilit.

Ushtarët ukrainas duke qarë pranë arkivolit të një shoku gjatë funeralit të tij në Sheshin e Pavarësisë në Kiev, 15 dhjetor.

Delegatët duke u regjistruar për Kurultain e dytë Popullor në Bishkek më 15 dhjetor. Kurultai është një asamble popullore e përfaqësuesve nga të gjitha rajonet e Kirgistanit. Më shumë se shtatëqind delegatë morën pjesë në këtë aktivitet.

Një pamje e mjegullës që qëndron mbi peizazhin e maleve Matra pranë Matraszentimres, në veri të Hungarisë.

Njerëzit marrin pjesë në një tubim duke kërkuar nga Qeveria rritjen e buxhetit për mbrojtjen në Kiev.

Të reja dhe të rinj duke kënduar këngë ndërsa mbajnë qirinj për të festuar Ditën e Shën Luçisë në Kishën Luterane Ungjillore të Shën Katerinës në Shën Petersburg, Rusi.

Skulptura me drita të arinjve polarë janë vendosur si pjesë e një zbukurimi sezonal për festat e Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve në Moskë.

Anëtarët e Plast-it, organizata kombëtare e skautëve të Ukrainës, shpërndajnë flakën e Betlehemit ndërsa marrin pjesë në një ceremoni për Dritën e Paqes të Betlehemit, në Kiev.

Banorja Nadia Matviyenko pastron një dritare të thyer të shtëpisë së saj, të dëmtuar nga një sulm me raketa ruse, në Kiev.

Lëshimi i mortajave ukrainase pranë Bahmutit.

Protestuesit valëvitin flamujt palestinezë gjatë një tubimi në mbështetje të popullit palestinez në Sarajevë.

Një shitës afgan çaji duke pritur klientë pranë liqenit Qargha në periferi të Kabulit.

Zejtari Zahid Ali gdhend kafshë prej druri në një punishte në Peshavar, Pakistan.

Një aktivist i organizatës hungareze i shoqërisë civile Ujratervezes (Ridizajnimi) mban dorën pranë një uniforme ruse me një etiketë me emrin "Orban", përpara hyrjes së protokollit të sallës së pritjes së qeverisë hungareze në aeroportin e Budapestit.

Një burrë mban një pankartë me mbishkrimin "Nxirre Rusinë nga Bullgaria", ndërsa punëtorët përgatisin skelat rreth një monumenti të Ushtrisë Sovjetike përpara çmontimit të tij në Sofje.

Bora ka mbuluar qytetin Almaty, Kazakistan, mes temperaturave prej minus 20 gradësh celsius.

Një grua largohet nga ndërtesa e saj e banimit, e cila u dëmtua gjatë një sulmi rus me raketa në Kiev.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, duke dalë nga një konferencë shtypi në Uashington më 12 dhjetor.

Afganët që po shërohen prej varësisë nga droga, shihen duke punuar pasi kanë ndjekur një trajnim profesional në Kabul.

Një grua kalon pranë një ekrani në fasadën e një ndërtese që tregon një imazh të presidentit rus Vladimir Putin dhe një citim nga konferenca e tij vjetore e fundvitit në Moskë.

Njerëzit ndezin telefonat celularë të tyre gjatë një tubimi elektoral të ProGlas, një lëvizje pro-demokratike serbe që inkurajon njerëzit të votojnë, përpara zgjedhjeve parlamentare, në Beograd.

Zbukurimet për festat e fundvitit, lufta në Ukrainë, gjeorgjianët që festojnë statusin e kandidatit në BE dhe protesta në Sarajevë në mbështetje të popullit palestinez, janë disa nga ngjarjet e javës që lamë pas, prej nga REL ju sjell fotografi të përzgjedhura. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)