Fotografitë e javës

Më 6 shkurt, qytetarët në Kiev të Ukrainës marshuan në solidaritet me protestuesit pro-demokracisë në Bjellorusi. (RFE/RL /Serhii Nuzhnenko)

Një kalë kullot në rajonin Zhambyl të Kazakistanit që gjendet në afërsi të kufirit me Kirgizinë. (RFE/RL /Petr Trotsenko)

Një çift në Shën Petersburg ecën mbi lumin Fontanka, i cili tashmë është ngrirë. (AP/Dmitry Lovetsky)

Protestuesit ultra të djathtë në Ukrainë përleshen me forcat policore jashtë ndërtesës së televizionit Kyiev TV. Protestuesit thanë se ky televizion po transmeton propagandë pro-ruse. (epa-EFE/Oleg Petrasyuk)

Një grua ushqen pulëbardha pranë Detit të Zi në Soçi të Rusisë.(TASS/Dmitry Feoktistov)

Një djalë afgan qëndron para shtëpisë së tij që gjendet në periferi të qytetit Jalalabad.(AP/Rahmat Gul)

Një djalë i komunitetit rom në Obiliq të Kosovës, shtyn biçikletën e tij të cilën e ka ngarkuar me copa hekuri që i ka mbledhur. (epa-EFE / Valdrin Xhema)

Diba Karimi, lojtarja 29-vjeçare e hokejit mbi akull nga Teherani. (WANA via Reuters/Majid Asgaripour)

Perëndimi i diellit në Kiev të Ukrainës.(Reuters/Valentyn Ogirenko)

Një zyrtar policor rus qëndron pranë gjykatës ku lideri opozitar, Alexei Navalny u dënua me tri vjet burgim.(AP/Denis Kaminev)

Një ukrainase kalon pranë një ndërtese në Kiev, ku muret janë pikturuar si korridore të një burgu.(Reuters/Gleb Garanich)

Forcat policore ruse kalojnë pranë ndërtesës së gjykatës në Moskë, ku më 2 shkurt u mbajt seanca dëgjimore për Alexei Navalnyn.(AFP/Natalia Kolesnikova)

Policët afganë largojnë një makinë, e cila u dëmtua pas një shpërthimi të bombës në Kabul më 1 shkurt. (epa-EFE/Hedayatullah Amid)

Policia në rrugët e Moskës pas protestave të organizuara në mbështetje të liderit opozitar, Aleksei Navalny më 31 janar. (AP/Andrew Lubimov)

Autoritetet e sigurisë në Afganistan shoqërojnë për në burg këta persona që dyshohet se janë militantë talibanë. (AFP/Hoshang Hashimi)

Besimtarët myslimanë luten në një xhami në Dushanbe të Taxhikistanit. (AFP/Nozim Kalandarov)

Në Pakistan, nxënësit janë rikthyer në shkolla. Për shkak të pandemisë, atyre po u matet temperatura para se të hyjnë në objektet shkollore. (epa-EFE/Bilawal Arbab)

Lyubov Morekhodova, 79 vjeçe bën patinazh në Liqenin e ngrirë të Baikalit, në rajonin rus Irkutsk.(Reuters/Yury Novikov)