Fotografitë e javës

Komunistët rusë mbajnë fotografi të Vladimir Leninit dhe valvitin flamuj të kuq, për të shënuar 97-vjetorin e vdekjes së udhëheqësit sovjetik. Moskë, 21 janar. (epa-EFE/Sergei Ilnitsky)

Kjo fotografi është bërë nga Ushtria e Iranit dhe shfaq një ushtar që merr pjesë në stërvitje ushtarake pranë rajonit bregdetar të Makranit, në juglindje të Iranit. (epa-EFE/Iranian Army)

Një djal afgan mban në duar një tullumbace teksa qëndron pranë një strehe të përkohshme në periferi të Kabulit, ku janë të strehuar qytetarët që janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre. (epa-EFE/Hedayatullah Amid)

Disa persona udhëtojnë me këtë qerre në Herat të Afganistanit. (AFP/Hoshang Hashimi)

Fëmijët ngrohen pranë këtij zjarri të ndezur në Peshavar të Pakistanit. (epa-EFE/Bilawal Arbab)

Një nga varrezat kryesore në Sarajevë është mbuluar nga bora. (epa-EFE/Fehim Demir)

President rus, Vladimir Putin zhytet në ujin e akullt, për të festuar festën ortodokse të Epifanisë. (Kremlin via Reuters/Mikhail Klimentyev)

Migrantët lahen në ujërat termale në Illixha, në periferi të Sarajevës. Ata thonë se uji këtu është i ngrohët sesa uji që gjendet në kampin Bllazhuj, ku ata jetojnë. Organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut kanë kritikuar autoritetet e Bosnje dhe Hercegovinës se nuk ka ofruar strehim adekuat gjatë dimrit për mijëra migrantë, refugjatë dhe azilkërkues. (epa-EFE/Fehim Demir)

Një punëtor dezinfekton këpucët e një studenteje, teksa ajo arrin në një shkollë në Lahore të Pakistanit. Autoritetet pakistaneze kanë nisur që të rihapin shkollat, përmes disa fazave, pavarësisht se numri i viktimave dhe rasteve të reja me koronavirus është rritur. (AP/K.M. Chaudary)

Policët arrestojnë një mbështetës të opozitarit rus, Aleksey Navalny në aeroportin Vnukovo të Moskës më 17 janar. Navalny u kthye në Rusi nga Gjermania, ku ishte trajtuar për disa muaj, pas helmimit në muajin gusht. Navalny e ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin se ka urdhëruar helmimin e tij. (epa-EFE/Yuri Kochetkov)

Zekrhaq, 72 vjeç vlon ujë në një rrugë në afërsi të Kabulit. (epa-EFE/Hedayatullah Amid)

Një vizitor, me maskë mbrojtëse, bën disa fotografi pranë ndërtesës së parlamentit dhe Memorialit të Luftës së Parë Botërore në Budapest. (AFP/Attila Kisbenedek)