Java përmes fotografive

Një manastir ortodoks, i vjetër pothuajse 1,000 vjet, i mbuluar me borë. Kiev, 15 janar. (AP/Efrem Lukatsky)

Një çift kalon pranë disa pëllumbave në një ditë të ftohtë në Omsk të Rusisë. (Reuters/Aleksei Malgavko)

Banorët lokalë të veshur me kostume gjatë festimeve për festën tradicionale Mlanka, që festohet në ditën e Shën Bsilit dhe Shën Melanisë në Kranoilsk të Ukrainës më 14 janar. (Reuters/Pavlo Palamarchuk)

Një grua ecën mbi copëzat e akullit në rezervuarin Kapçagai në periferi të Almatit, Kazakistan. (Reuters/Pavel Mikheyev)

Qytetarët bullgarë marrin pjesë në Karnavalin Kukeri në fshatin Dolna Sekirna më 13 janar. (AFP/Nikolay Doychinov)

Një burrë shpon akullin në Lumin e ngrirë Sumka në afërsi të një manastiri në Tatarstan, teksa bën gati vrima në akull, në mënyrë që besimtarët të futen në të gjatë festimeve të Epifanisë. (TASS/Yegor Aleyev)

Njerëz të veshur me kostume, marrin pjesë në ditën e karnavalit për të shënuar ditën e Shën Vasilit në fshatin Vevçani të Maqedonisë së Veriut. Ky karnaval është njëri prej më të famshmëve në Ballkan. Besohet se ai është i vjetër mbi 1,400 vjet dhe bazohet në besimet pagane. (epa-EFE/Nake Batev)

Një burrë lahet në Lumin e ngrirë Neva në Shën Petersburg të Rusisë. Temperatura në Shën Petersburg është -15 gradë Celsius. (AP/Dmitri Lovetsky)

Disa ushtare afgane duke bërë një selfie, teksa marrin pjesë në disa ushtrime në Herat. Edhe pse forcat afgane kanë një mesatare prej 350,000 ushtarësh burra, numri i grave në forcat e sigurisë është vetëm disa mijëra, kryesisht për shkak të arsyeve kulturore. Shumica e familjeve tradicionale afgane refuzojnë idenë që një grua të punojë jashtë shtëpisë, veçanërisht të jetë pjesë e forcave të sigurisë. (epa-EFE/Jalil Rezayee)

Dritat e Veriut shihen në rajonin Murmansk të Rusisë. (TASS/Lev Fedoseyev)

Një punëtor në Karaçi të Pakistanit, çmonton këpucët të cilat më pas riciklohen. (AFP/Rizwan Tabassum)

Dy gra të pastreha bisedojnë teksa qëndrojnë në një strehë të improvizuar në qendër të Moskës. (epa-EFE/Yury Kochetkov)

Migrantët presin në radhë për të marrë ushqim në Bihaq në veriperëndim të Bosnje e Hercegovinës më 11 janar.(Reuters/Marko Djurica)

Ati Stephan, një prift ukrainas-grek, ka veshur rroba të posaçme kundër koronavirusit. Ai ka vizituar pacientët me COVID-19 që gjenden në njësinë e kujdesit intensiv në një spital në Lviv të Ukrainës. (AP/Evgeniy Maloletka)

Një burrë ecën në një rrugë të çarë pas reshjeve të shiut dhe borës në fshatin Sverkë në Kosovë.(AFP/Armend Nimani)​

Pothuajse 50 çifte të minoritetit hindu në Pakistan, marrin pjesë në një dasmë masive në Karaçi të Pakistanit.(epa-EFE/Shahzaib Akber)

Siluetat e qytetarëve shihen në rrugët e Ravalpindi të Pakistanit. Pakistani ka pati probleme të mëdha furnizim me energji elektrike dhe miliona njerëz mbetën pa rrymë. (AP/Anjum Naveed)

Një punëtore shëndetësore bëhet gati t’ia administrojë vaksinën kundër polios një fëmije në Lahore të Pakisntanit. Pavarësisht pandemisë së koronavirusit, më 11 janar, Pakistani nisi një fushatë pesëditore të vaksinimit kundër polioz. (AP/K.M. Chaudary)

Një grua me maskë mbrojtëse kundër koronavirusit, ecën nëpër stacionin e trenit në Moskë. (AP/Pavel Golovkin)

Ekipet ruse të shpëtimit kanë dal në qytetin Talnakh pas një orteku të borës. Tre persona u vranë nga orteku që goditi një qendër skijimi në qytetin Norilsk.(AFP/Irina Yarinskaya)

Reshjet e shiut dhe borës shkaktuan vërshime në Fushë Kosovë të Kosovës. (epa-EFE/Valdrin Xhemaj)