Fotografitë e javës

Policia në Kazakistan arreston një person, gjatë protestës kundër partisë në pushtet. Protesta u mbajt më 10 janar, kur në këtë shtet, qytetarët votuan në zgjedhjet lokale dhe parlamentare. (REL/Petr Trotsenko)

Siluetat e qytetarëve shihen në rrugët e Ravalpindit të Pakistanit, pasi në këtë qytet kishte ndërprerje të energjisë elektrike më 10 janar. (AP/Anjum Naveed)

Një djalë luan me violinë, teksa edhe persona të tjetër janë veshur me veshje tradicionale gjatë festimeve në perëndim të Ukrainës për Festën e Krishtlindjes Ortodokse. (AP/Yevgeniy Maloletka)

Një bari në Stepanakert kullotë bagëtinë e tij në një fushë ku shuhet një raketë që ka mbetur prej luftimeve të fundit në rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut. (Reuters/Artem Mikryukov)

Një aktor i veshur si Babadimër ka vendosur një maskë mbrojtëse teksa flet me një djalë në Shën Petersburg të Rusisë. (AFP/Dmitri Lovetsky)

Një grua në Bishkek të Krigizisë ecën në një rrugë, ku në prapavijë shihet një pano e kandidatit për president, Sadyr Japarov. (epa-EFE/Igor Kovalenko)

Një besimtar ortodoks ndez qirinj gjatë meshës së krishtlindjes në Kishën Ortodokse të Shën Klementit në Shkup të Maqedonisë së Veriut, më 7 janar. (epa-EFE/Georgi Licovski)

Dy luanë të vegjël luajnë në parkun Taigan në Belogorsk të Krimesë.(ReutersAlexey Pavlishak)

Kjo fotografi e bërë nga ajri tregon mbeturinat e hedhura në Lumin Drina në afërsi të qytetit Vishegrad të Bosnje e Hercegovinës. Ky lum kalon në Mal të Zi dhe Serbi. (AP/Eldar Emric)

Zogjtë fluturojnë në afërsi të fshatit Mezhvodnoye të Krimesë. (TASS/Sergei Malgavko)

Kjo fotografi është bërë më 5 janar dhe shfaq rrënojat e shtëpive në fshatin Zangilan, territor që në tetor të vitit 2020 u mor nga Azerbajxhani, gjatë luftimeve me Armeninë në rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut. (AFP/Tofik Babayev)

Një studente merr pjesë në një ngjarje në Rusi. Çdo vit, më 1 janar, njerëz nga e mbarë bota marrin pjesë në një ngjarje, ku ata kanë shkruar objektivat kryesor që kanë për vitin e ri. (TASS/Kirill Kukhmar)

Një klerik irakian ecën mbi flamurin e pikturuar në tokë të Shteteve të Bashkuara. Njerëzit në Irak u mblodhën për të kujtuar komandantin e vrarë, Abu Mahdi al-Muhandis, i cili u vra më 4 janar, 2020, së bashku me komandantin iranian, Qasem Soleimani në një sulm me dron të SHBA-së. (AFP/Ali Najafi)

Pjesëtarët e komunitetit shiit Hazara në Pakistan, qëndrojnë pranë arkivoleve të personave të vrarë gjatë protestës së 4 janarit, që u organizua pasi 11 anëtarë të këtij minoriteti u vranë në periferi të Kuetas, në provincën e Baloçistanit. (epa-EFE/Fayyaz Ahmed)

Refugjatët dhe migrantët në Bosnje më 3 janar qëndrojnë të ulur pranë një strehe të përkohshme, në kampin Lipa, i cili u dogj. (REL/Dzemal Catic)