Fotografitë e javës

Një shitës balonash në Lahore të Pakistanit. (AFP/Arif Ali)

Policët armenë duke arrestuar një qytetar gjatë protestave, ku është kundërshtuar marrëveshja e arritur me Armenisë dhe Azerbajxhanit, që ka për qëllim dhënien fund të luftimeve në rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut. Jerevan, 12 nëntor. (AFP/Karen Minasian)​

Profesionistët shëndetësorë në Bukuresht të Rumanisë protestuan duke qëndruar mbi batanije termale, për të kundërshtuar kështu kushtet në të cilat po punojnë gjatë pandemisë së koronavirusit. (epa-EFE/Robert Ghement)

Armenët duke mbledhur gjësendet e tyre, teksa janë larguar nga shtëpitë e tyre në qytetin Kalbacar. Ky qytet është njëri nga shtatë qarqet që do t’i transferohen Azerbajxhanit, si pjesë e marrëveshjes për dhënien fund të luftimeve në Nagorno Karabak.(AFP/Alexander Nemenov)

Një grua në Beograd të Serbisë, kalon pranë një grafiti që ka portretin e gjeneralit serb të Bosnjës, Ratko Mlladiq. Mlladiq është dënuar nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës me burgim të përjetshëm, për krimet e kryera gjatë luftës, ku u vranë 100,000 persona. (AP/Darko Vojinovic)

Një paqeruajtës rus kërkon që të mos fotografohet, teksa qëndron pranë një pike të kontrollit në periferi të qytetit Stepanakert. Rusia ka nisur vendosjen e 2,000 trupave paqeruajtëse në rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut më 10 nëntor, pasi Armenia dhe Azerbajxhani u pajtuan për një marrëveshje të paqes, që i dha fund luftimeve. (AFP/Alexander Nemenov)

Një statujë prej ari e qenit të quajtur Alabay gjendet në Ashgabat. Presidenti i Turkemenistanit, Gurbanguly Berdymukhammedov tha se ky qen i përkiste racës të qenve që ai preferon dhe statuja u ngrit në kryeqytetin armen gjatë javës që lamë pas. (Reuters/Vyacheslav Sarkisyan)

Një vajzë bën një fotografi të Shkupit, në Maqedoni të Veriut, teksa ky qytet po përballet me nivel të lartë të ndotjes së ajrit. (epa-EFA/Georgi Licovski)

Perëndimi i diellit në Karaçi të Pakistanit. (epa-EFE/Shahzaib Akber)

Një djalë, me uniformë të ushtrisë azerbajxhanase gjatë festimeve në Baku më 10 nëntor, pasi Armenia dhe Azerbajxhani u pajtuan për një marrëveshje armëpushimi lidhur me rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut. (AFP/Tofik Babayev)

Një grua dhe fëmija e saj kalojnë pranë policëve të cilët qëndrojnë pranë ndërtesës së qeverisë në Jerevan më 10 nëntor. Mijëra qytetarë dolën në sheshet kryesore të Armenisë më 10 nëntor për të kundërshtuar marrëveshjen e armëpushimit në rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut, duke brohoritur: “Ne nuk do të dorëzojmë tokat tona”. (AP/Dmitri Lovetsky)

Lindja e diellit në Salgotarjan, Hungari.(epa-EFE/Peter Komka)

Një grua dhe dy qentë e saj në një park në Kiev të Ukrainës. (Reuters/Gleb Garanich)

A woman holding a child reacts during an opposition rally to demand the resignation of Armenian Prime Minister Nikol Pashinian following the signing of a deal to end the military conflict over the Nagorno-Karabakh region, in Yerevan on November 11. (Lusi Sargsyan/Photolure via Reuters)

Kjo grua mori pjesë në protestën në Armeni ku u kërkua dorëheqja e kryeministrit armen, Nikol Pashinian pas nënshkrimit të marrëveshjes për dhënien fund të konfliktit në rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut. (Lusi Sargsyan/Photolure via Reuters)

Më 10 nëntor qytetarët hyn në Parlamentin e Armenisë, pasi kryeministri Nikol Pashinian tha se ka nënshkruar marrëveshje me Azerbajxhanin, për t’i dhënë fund luftës në rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut. (Vahram Baghdasaryan/Photolure via Reuters)

Një grua afgane mban disa degë të thara, në një kamp të përkohshëm të refugjatëve në afërsi të Kandaharit. (epa-EFE/Muhammad Sadiq)

Azerbajxhanit suke festuar në rrugët e Bakusë më 10 nëntor, pas nënshkrimit të marrëveshjes me Armeninë, për dhënien fund të luftimeve në Nagorno Karabak.(AFP/Tofik Babayev)

Një burrë kalon pranë ndërtesës së Asamblesë Kombëtare në Beograd, teksa kryeqyteti serb po përballet me nivel të lartë të ndotjes së ajrit. (AFP/Andrej Isakovic)

Fotografi e bërë në një spital të përkohshëm në Moskë, ku po trajtohen qytetarët e prekur me koronavirus. (AFP/Natalia Kolesnikov)

Një burrë në Bukuresht fle brenda një fluske mbrojtëse që po përdoret nga sektori i gastronomisë për të mundësuar distancën fizike, që kërkohet për shkak të pandemisë së koronavirusit. Qeveria romune që prej 9 nëntorit ka vendosur masat e kufizimit të lëvizjes për 30 ditë, ku qytetarët u ndalohet lëvizja nga ora 23:00 deri në ora 05:00. (AFP/Daniel Mihailescu)

Një punëtor komunal në Moskë kalon pranë një ekzibicioni që është bërë për të përkujtuar betejën e Moskës gjatë Luftës së Dytë Botërore. (epa-EFE/Sergei Ilnitsky)
 

Policia bjelloruse arreston një protestuese gjatë protestave opozitare në Minsk.(AP)

Një mace qëndron në mesin e tavolinave të zbrazura të një restoranti në Shkup të Maqedonisë së Veriut.(epa-EFE/Georgi Licovski)

Një mbështetës i opozitës mban në duar një tymues gjatë një proteste kundër rezultatit zgjedhor në Tbilisi të Gjerogjisë më 8 nëntor. (Reuters/Irakli Gedenidze)

Një burrë pret brenda veturës së tij në një pike të kontrollit, teksa largohet nga rajoni i Nagorno Karabakut drejt territorit të Armenisë. (AP)