Java nëpërmjet fotografive

Artistja kosovare e origamit, Arbnora Fejza Idrizi, bën ndërhyrjet e fundit në mozaikun e flamurit kombëtar të bërë me 120.000 origami të shtrira në një hapësirë prej 1.300 metrash katrorë.

Me një baner me mbishkrimin “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, disa vajza protestuan të dielën para Gjykatës në Prishtinë, ku iu caktua masa e paraburgimit tre të dyshuarve për vrasjen e një gruaje. Liridona Ademaj Murseli është vrarë më 29 nëntor në Prishtinë. Në mesin e të dyshuarve për vrasjen e 30-vjeçares është edhe burri i saj, i identifikuar nga mediat lokale si Naim Murseli. 

Në Prishtinë u hodhën bomba tymuese gjatë protestës së mbajtur për të kundërshtuar  vizitën e kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, Prishtinë.

Pelegrinët sikh marrin pjesë në një procesion ritual me rastin e përvjetorit të lindjes së Guru Nanak Dev, themeluesit të sikhizmit, në Nankana Sahib, Provinca Punxhab, Pakistan.

Kadetët ushtarakë para se të marrin pjesë në paradën e Ditës Kombëtare në Bukuresht, më 1 dhjetor.

Iranianët duke bërë blerje në Pazarin e Madh në Teheran.

Ushtarët ukrainas dhe punonjësit e energjisë qëndrojnë para një murali kushtuar mbrojtjes ajrore ukrainase dhe punonjësve të energjisë në Kiev.

Vajzat afgane praktikojnë sportin luftarak taekwondo në një shtëpi në Kabul.

Punëtorët afganë mbledhin vezë në një fermë pulash në distriktin Daman të provincës Kandahar.

Një burrë mban një kafaz me një papagall derisa ecën përgjatë një rruge të përmbytur pas një stuhie në Jevpatoria, Krime.

Një foto nga lart tregon kamionë që qëndrojnë në radhë në kufirin polako-ukrainas pranë fshatit Hrebenne në Poloninë juglindore. Radhët e gjata në kufi ishin për shkak të një bllokadë nga ekipet polake në shenjë proteste ndaj asaj që ata e shohin si konkurrencë të pandershme nga kompanitë e transportit rrugor ukrainas.

Valët përplasen me bregun e detit në qytetin turistik rus Soçi, në Detin e Zi gjatë një stuhie.

Një zog duke fluturuar mbi ndërtesa ndërsa smogu ka mbuluar Teheranin.

Refugjatët afganë me gjërat e tyre mbërrijnë me automjete nga Pakistani në një qendër regjistrimi pranë kufirit Afganistan-Pakistan, në provincën Kandahar.

Aktorë rruge shihen duke ecur gjatë reshjeve të borës në Shën Petersburg.

Një burrë mban një poster duke thënë "Rahmon Stop" në një protestë kundër presidentit të Taxhikistanit, Emomali Rahmon, para takimit të kancelares gjermane me krerët e pesë vendeve të Azisë Qendrore.

Mozaiku i flamurit shqiptar i punuar me 120.000 origami, një mural në Kiev kushtuar mbrojtjes së Ukrainës dhe vrasja e organizuar e një gruaje në afërsi të Prishtinës janë disa nga ngjarjet e javës që lamë pas, në vendet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe ju sjell fotografitë më të veçanta.