Festime pa turma njerëzish

Fishekzjarret shpërthejnë mbi Shtëpinë e Operas të Sidneit gjatë festimeve të reduktuara të Vitit të Ri, për shkak të sëmundjes ngjitëse COVID-19.

Në sheshin kryesor të Nju Jorkut Times Square shihet kjo rrugë e zbrazët, pak orë para ndërrimit të moteve.

Topi, simbol i festimeve, ngrihet në sheshin Times Square të Nju Jorkut.

... dhe ora 00:00 në Nju Jork.

Në Berlin të Gjermanisë, policia patrullon në rrugët kryesore të qytetit, ku tubimet e njerëzve janë ndaluar për shkak të pandemisë.

Rruga Champs Elysees në Paris, boshe. Edhe autoritetet franceze i kanë ndaluar tubimet.

Fishekzjarret shpërthejnë mbi tempullin antik Parthenon në Athinë.

Një shfaqje dritash shihet mbi Tower Bridge në Londër.

Fishekzjarret pas kullave të Kremlinit në Moskë.

Fishekzjarret në Bankok të Tajlandës.

Fishekzjarret shpërthejnë nga Burj Khalifa e Dubait - ndërtesa më e lartë në botë.

Festimet në Hanoi të Vietnamit.

... dhe në Vuhan, qytetin e Kinës, ku koronavirusi ka shpërthyer për herë të parë në fund të vitit 2019. Qyteti nuk ka më kufizime pasi sëmundja është vënë nën kontroll.