Kandidatët për president të Afganistanit, janë pajtuar që të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi për formimin e një qeverie të unitetit kombëtar.
Sipas agjencisë së lajmeve, Reuters, njëri nga kandidatët për president e ka bërë të ditur lajmin gjatë një konference me gazetarë pas takimeve me Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry.
Një deklaratë e përbashkët që të dy kandidatët për president, Ashraf Ghani dhe Abdullah Abdullahu e kanë nënshkruar, nuk ofron detaje rreth kornizës së qeverisë së re.
Aty megjithatë thuhet se të dyja palët do të formojnë komisione për të punuar në hartimin e strukturës së re qeverisëse.