Ndërlidhjet

Vdes një ushtar rus pasi u qëllua me armë në një bazë ushtarake në Armeni


Baza ushtarake ruse në qytetin veriperëndimor të Armenisë, Gumri. Fotografi nga arkivi.
Baza ushtarake ruse në qytetin veriperëndimor të Armenisë, Gumri. Fotografi nga arkivi.

Një ushtar rus ka vdekur të mërkurën, pasi ishte qëlluar më armë zjarri në bazën ushtarake të Rusisë në qytetin veriperëndimor të Armenisë, Gumri.

Ushtarai Roman Shaternikov ishte dërguar të mërkurën nga qendra stërvitore e bazës ushtarake Kamkhut në një spital në Gumri.

Armen Khachatrian, zëvendësdrejtor i spitalit, tha për Radion Evropa e Lirë se ushtari rus, 22 vjeç, mbërriti i vdekur në spital.

Në qendrën stërvitore Kamkhut janë duke u zhvilluar stërvitje ushtarake në këtë kohë.

Rrethanat e vdekjes së Shaternikovit janë të paqarta.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG