Ndërlidhjet

Vdes në moshën 26-vjeçare portieri malazez, Sarkiq


Matija Sarkiq në fanellën e kombëtares së Malit të Zi. (Fotografi nga arkivi)
Matija Sarkiq në fanellën e kombëtares së Malit të Zi. (Fotografi nga arkivi)

Portieri i Malit të Zi dhe i klubit anglez Millwall, Matija Sarkiq, ka vdekur të shtunën në moshën 26-vjeçare, njoftoi klubi i tij.

Sarkiqi u sëmur në Mal të Zi, derisa ishte në detyrë me ekipit kombëtar. E përditshmja malazeze Vijesti raportoi se Sarkiq vdiq në një banesë në Budva mëngjesin e së shtunës.

“I gjithë klubi u dërgon dashuri dhe ngushëllime familjes dhe miqve të Matijasit në këtë kohë tejet të dhimbshme”, tha Millwalli në një komunikatë.

Federata e Futbollit e Malit të Zi njoftoi për vdekjen e Sarkiqit përmes një komunikate.

“I dashuri ynë Matija, do të na mungosh ti dhe shpirti juaj gazmor, puna dhe pritjet tuaja madhështore”, shkroi ajo.

Ngushëllime për vdekjen e tij shprehu edhe UEFA – organi qeverisës i futbollit evropian.

Sarkiqi i bëri nëntë pritje në disfatën e Malit të Zi kundër Belgjikës 2:0 në një ndeshje miqësore të mërkurën dhe u shall njeriu i ndeshjes, për shkak të paraqitjes së jashtëzakonshme.

I lindur në Grimsby, Angli, Sarkiqi luajti për ekipet e të rinjve të Aston Villës dhe klubit belg Anderlecht.

Ai i bëri 33 paraqitje për Millwallin, të cilit i ishte bashkuar në gusht 2023 nga klubi i Premierligës angleze, Wolves.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG