Ndërlidhjet

“Motive ekstremiste islamike” pas sulmit me thikë në Gjermani


Sheshi ku ndodhi sulmi në Manhajm të Gjermanisë - 31 maj 2024.
Sheshi ku ndodhi sulmi në Manhajm të Gjermanisë - 31 maj 2024.

Autoritetet në Gjermani thanë se kanë zbuluar prova se personi që kreu sulmin me thikë, javën e kaluar në qytetin Manhajm, kishte “motive ekstremiste islamike”.

Ministri i Drejtësisë, Marco Buschmann, shkroi në platformën X se “ka indikacione të qarta për një motiv islamik” dhe se prokurorët federalë - përgjegjës për terrorizmin dhe çështjet e sigurisë kombëtare - do t’i marrin përsipër hetimet.

Zyra e prokurorit federal konfirmoi se i ka nisur hetimet.

Hetuesit thanë se sulmuesi i dyshuar, një 25-vjeçar nga Afganistani, i cili ka jetuar në Gjermani që nga viti 2014, ka goditur me thikë disa anëtarë të një grupi që e përshkruan veten si “kundërshtar i islamit politik”.

Pesë anëtarë të grupit “Pax Europa” u plagosën, ashtu si edhe një oficer i policisë, i cili bëri përpjekje ta ndalonte sulmin.

Polici 29-vjeçar vdiq të dielën nga plagët e marra.

Sulmuesi u qëllua dhe u plagos nga policia në vendngjarje.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG