Ndërlidhjet

Sulm vdekjeprurës izraelit në Liban


Fotografi e shkrepur nga jugu i Libanit pranë kufirit me Izraelin, ku ka shkëmbime zjarri mes Izraelit dhe Hezbollahut pothuajse në baza ditore, që kur ka nisur lufta Izrael-Hamas. Tetor, 2023.
Fotografi e shkrepur nga jugu i Libanit pranë kufirit me Izraelin, ku ka shkëmbime zjarri mes Izraelit dhe Hezbollahut pothuajse në baza ditore, që kur ka nisur lufta Izrael-Hamas. Tetor, 2023.

Një sulm me dron nga Izraeli ka goditur të martën një makinë në lug të Libanit, duke vrarë tre persona që gjendeshin brenda saj, thanë zyrtarët dhe agjencitë shtetërore të lajmeve.

Sulmi në Gandurijeh, që gjendet rreth 10 kilometra nga kufiri me Izraelin, ndodhi një ditë pas një sulmi të ngjashëm, ku u vra një komandant i grupit militant të Hezbollahut.

Lufta Izrael-Hamas

këtë rubrikë mund të gjeni lajme, intervista, analiza, video dhe përmbajtje tjetër lidhur me luftën mes Izraelit dhe grupit radikal palestinez Hamas.

Në një mision urgjent që synon të parandalojë që konflikti mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – që të shndërrohet në një konflikt rajonal, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të hënën se Arabia Saudite, Jordiania, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia do të shqyrtojnë pjesëmarrjen në rindërtimin dhe qeverisjen e Gazës pas të përfundojë lufta. Ky territor ka pësuar shkatërrim të madh nga lufta që nisi më 7 tetor.

Zyra për çështje humanitare e Kombeve të Bashkuara ka thënë se intensifikimi i ofensivës izraelite në Gazën jugore dhe qendrore ka pasur “pasoja shkatërruese”, duke rritur numrin e civilëve të vrarë dhe duke penguar operacionet për dërgimin e ndihmave humanitare.

Që kur ka nisur lufta mes Izraelit dhe Hamasit, ka pasur shkëmbim zjarri mes Izraelit dhe Hezbollahut pothuajse në baza ditore në kufirin mes Izraelit dhe Libanit.

Lufta në Gazë u nxit pasi radikalët e Hamasit sulmuan jugun e Izraelit duke vrarë 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë. Izraeli u kundërpërgjigj me sulme tokësore, ajrore dhe detare në Gazë duke vrarë mbi 23.000 persona. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi, dy e treta e viktimave ishin gra dhe fëmijë. Kjo ministri nuk bën dallimin mes civilëve dhe luftëtarëve të vrarë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG