Ndërlidhjet

Rusia e liron nga burgu një ish-kryetar të dënuar për të luftuar në Ukrainë


Ish-kryetari i qytetit bregdetar rus Vladivostok, Oleg Gumenyuk.
Ish-kryetari i qytetit bregdetar rus Vladivostok, Oleg Gumenyuk.

Ish-kryetari i qytetit bregdetar rus Vladivostok, Oleg Gumenyuk – i cili më 2023 u dënua me 12 vjet burgim për marrje të ryshfetit – është liruar nga burgu për të shërbyer në ushtrinë ruse në Ukrainë.

Avokati i tij, Alexander Kitaev, tha të dielën se tani për tani nuk dihet vendndodhja e Gumenyuk, pasi ai nënshkroi kontratë me ushtrinë ruse në fund të vitit të kaluar.

Ai shpjegoi se klienti i tij duhet të kryejë stërvitje ushtarake së pari.

Gumenyuk nuk është ish-zyrtari i parë rus i dënuar që lirohet nga burgu për të luftuar në Ukrainë prej se Moska e nisi pushtimin e paprovokuar të saj në shkurt 2022.

Ish-zëvendësguvernatori i rajonit Kakasia, Sergei Novikov, dhe ish-kryetari i qytetit Bolshoi Kamen, Rustyam Abushayev, të dy të dënuar për korrupsion, u liruan më parë për të shërbyer në luftën në Ukrainë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG