Ndërlidhjet

Kryeshefi i KRU Gjakovës, Krasniqi arrestohet në Bullgari


Kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) në Gjakovë, Hasan Krasniqi.
Kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) në Gjakovë, Hasan Krasniqi.

Kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) në Gjakovë, Hasan Krasniqi, është arrestuar në një pikëkalim kufitar në perëndim të Bullgarisë më 19 shkurt.

Ky lajm u bë i ditur të premten për Radion Evropa e Lirë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës (MPJ).

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës konfirmon se në mbështetje të informatave zyrtare të pranuara nga Ministria e Jashtme e Republikës së Bullgarisë, shtetasi i Republikës së Kosovës (H.K) është ndaluar më datën 19 shkurt, 2024 në Pikën e kalimit të kontrollit kufitar “Gyueshevo”, tha MPJ.

Nuk është e qartë se mbi çfarë akuzash apo dyshimesh është arrestuar Krasniqi.

Por dyshohet se ai u arrestua me kërkesë të Interpolit në pikëkalimin kufitar të Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut, Gyueshevo.

“Shtetasi i Republikës së Kosovës është ndaluar pasi që i njëjti supozohet të jetë person i kërkuar nga Interpoli”, sipas MPJ-së.

Krasniqi u emërua udhëheqës i KRU Gjakovës në fillim të vitit 2022.

Radio Evropa e Lirë nuk mori përgjigje në përpjekjet e saj për t’i kontaktuar zyrtarët e kësaj kompanie.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG