Ndërlidhjet

"Murgeshat" që duan t'ua marrin marihuanën narkotrafikantëve

Nën çdo hënë të plotë në periferi të një fshati në Meksikën qendrore, një grup grash me zakone murgeshash sillen rreth një zjarri, pastrohen me sherbelë të djegur dhe thonë fjalë falënderuese për hënën, kafshët dhe bimët. Pastaj ato thithin thellë marihuanë dhe hedhin jashtë shtëllunga tymi.

Pavarësisht veshjes së tyre, gratë nuk janë katolike apo të ndonjë feje tjetër. Ato janë pjesë e një grupi ndërkombëtar të themeluar në vitin 2014 të quajtur "Motrat e Luginës", i cili është zotuar të përhapë ungjillin e fuqive shëruese të kanabisit.

Në Shtetet e Bashkuara, ku shumë shtete e kanë legalizuar marihuanën relaksuese, grupi ka nisur gjithashtu një biznes të vogël të suksesshëm, duke shitur produkte si vajra dhe balsame në internet, duke grumbulluar kështu mbi 500.000 dollarë vitin e kaluar.

(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)


Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG