Ndërlidhjet

Gazetarit Evan Gershkovich i vazhdohet masa e ndalimit në Rusi


Evan Gershkovich.
Evan Gershkovich.

Një gjykatë në Moskë ia ka vazhduar gazetarit amerikan Evan Gershkovich masën e ndalimit për dy muaj, deri më 30 mars.

Ky gazetar i të përditshmes amerikane Wall Street Journal mbahet në Moskë, nën akuzat për spiunazh, të cilat ai i mohon.

“Periudha e ndalimit të Evan Gershkovichit do të zgjatet për dy muaj, deri më 30 mars”, ka thënë gjykata përmes një postimi në Telegram.

Gershkovich, kompania ku ka punuar, dhe Qeveria amerikane, i kanë hedhur poshtë akuzat për spiunim, të parat ndaj një gazetari të huaj në Rusi, prej epokës sovjetike.

Ai është arrestuar gjatë një udhëtimi për qëllime pune në fund të marsit të vitit të kaluar në qytetin rus të Jekaterinburgut, dhe tani mund të kalojë 20 vjet në burg, nëse dënohet.

Gershkovich ka vazhduar të raportojë nga Rusia, edhe pasi Kremlini e ka nisur luftën në Ukrainë, ndonëse shumë gazetarë perëndimorë janë larguar prej shtetit.

Rusia pretendon se e ka zënë Gershkovichin duke kryer faj, mirëpo nuk ka dhënë ndonjë dëshmi.

Ai është duke u mbajtur në burgun famëkeq të Moskës, Lefortovo.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG