Ndërlidhjet

Ministrja Haxhiu: Drejtësia të veprojë pas vrasjes së Lulzimit


Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu.
Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu.

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, e ka konsideruar tronditës rastin e vrasjes së të riut Lulzim Fejzullahu në Podujevë nga, siç ka thënë ajo, dy bashkëmoshatarë të tij.

Autoritetet e drejtësisë kanë thënë se Fejzullahu, 18 vjeç, ka vdekur më 20 janar si pasojë e një përleshjeje fizike më 14 janar, dhe për pasojë dy të mitur e kanë goditur me shkop në kokë viktimën.

Viktima është trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku më pas ka vdekur.

Policia i ka ndaluar dy të dyshuarit, ndërsa Prokuroria Themelore të Prishtinë ka nisur rast ndaj tyre, nën dyshimet për kryerje të veprës penale “Vrasje në tentativë”.

Të dy janë në paraburgim.

“Për vrasjen e Lulzimit drejtësia duhet të veprojë dhe dorasët duhet të marrin dënimet e meritore”, ka thënë ministrja Haxhiu.

Rastin e ka dënuar edhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, dhe u ka shprehur ngushëllime familjarëve.

Ky rast është dënuar gjerësisht edhe në rrjetet sociale, dhe janë bërë kritika për publikim të incizimeve të përleshjes që ka çuar në vrasjen e Fejzullahut.

Disa kanë thënë se publikime të tilla normalizojnë dhunën në shoqëri.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG