Vullkani nënujor shkëput Tongën nga bota
Një re e madhe hiri është ngritur mbi shtetin ishullor të Tongës, pas një shpërthimi të fuqishëm të një vullkani nënujor, që shkaktoi cunami në Oqeanin Paqësor. Pamjet e para nga ajri tregojnë zona të mbuluara nga hiri vullkanik, teksa linjat e komunikimit mes Tongës dhe botës janë shkëputur. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)